Kryeministri Edi Rama tashmë në një “traditë” të tijën në faqen zyrtare të rrjetit social të ‘Facebook’-ut poston gjatë nisjes së ditës lidhur me reformat shtetërore dhe jo vetëm.
Sot ai i ka dedikuar vëmendje shembjes së disa prej ndërtesave pa leje në qytetin e Fierit.
- Ai shkruan në statusin e tij:
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë moment të fundit të pastrimit të “Lanës së Dytë Demokratikase” (lumit Gjanica që përshkon qytetin e Fierit, e u kthye për çerekshekulli në burim plehrash e përmbytjesh), që i hap rrugën një tjetër transformimi spektakolar të Fierit në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një të dielë të qetë”.
MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë moment të fundit të pastrimit të “Lanës së Dytë Demokratikase” (lumit Gjanica që përshkon qytetin e Fierit, e u kthye për çerekshekulli në burim plehrash e përmbytjesh), që i hap rrugën një tjetër transformimi spektakolar të Fierit në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një të dielë të qetë 🌼
Posted by Edi Rama on Saturday, February 10, 2018
/AlpeNews.al


