Një ngjarje alarmante ka ndodhur në segmentin Pukë-Fushë Arrëz.
Shembja masive e dherave ka bllokuar rrugën, e cila ndodhet 3 km nga dalja e qytetit të Pukës.
Traseja e rrugës është bllokuar në 70% të saj.
Sakaq, mësohet se kompania e mirëmbajtjes së rrugës nuk ka ndërhyrë ende.


