Kryeministri Edi Rama largon nga përgjegjësia tërheqjen e përkohshme të opozitës prej Këshillit Politik dhe bllokimin e ecurisë së reformës.
Duke folur për Euronews Albania, ai tha se çështja e Teatrit Kombëtar nuk është kusht i ndërkombëtarëve dhe kjo nuk ka lidhje me reformën zgjedhore.
“Teatri Kombëtar nuk është rekomandim i OSBE/ODIHR-it, as për t’u shembur e as për t’u ndërtuar,” – tha Rama duke theksuar se vendimmarrja i ka takuar autoriteteve shtetërore që nuk përjashton asnjëherë debatet apo ndasitë.
Opozita është tërhequr përkohësisht nga diskutimet në tryezën e Këshillit Politik, duke akuzuar qeverinë se me shembjen e teatrit ka shkelur parimin kryesor të demokracisë siç është sundimit të ligji, pasi nuk ka respektuar asnjë parim ligjor.
“Nuk shoh lidhje mes të dyjave, por ka lidhje, sepse opozita nuk ka treguar ndonjë vullnet për ta kryer reformën zgjedhore sepse tashmë ka vite që presim që ajo të thotë atë që ka për të thënë dhe ta mbarojmë këtë punë, por tek trualli ku është spostuar sot ka parë një shesh për të bërë përshesh pasi u euzaurua përsheshi i Astirit, Pazarit të Ri, parkut të lojërave,” – theksoi Rama.


