• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHEMBJA E URËS/ Shqiptari tregon çastet e TMERRIT: Mu duk si tërmet, shpëtova 3 njerëz nga rrënojat (VIDEO)
Home
Breaking News

SHEMBJA E URËS/ Shqiptari tregon çastet e TMERRIT: Mu duk si tërmet, shpëtova 3 njerëz nga rrënojat (VIDEO)

16 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy ditë pas tragjedisë që ndodhi në Genova, ku u rrëzua ura Morandi, të tjera detaje zbulohen për çastet e tmerrit.

Nga shembja e urës Morandi 122 metra të gjatë, 70 metra të lartë humbën jetën 39 persona, mes tyre 2 shqiptarë.

Dy shqiptarë që jetojnë në Itali, dëshmitarë të ngjarjes kanë folur për Report Tv dhe kanë treguar si e kanë përjetuar momentin kur ura u rrëzua. Bledar Miha, nga Dibra, që jeton prej vitesh në Genova, ka thënë se ka shpëtuar 3 persona.

20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, Miha ka shkuar në vendngjarje dhe ka ndihmuar personat që ndodheshin nën rrënoja.

“Kur mbërrita gjendja ishte e keqe. Mbi 3 kamiona ishin rrëzuar dhe njerëzit ishin brenda. Nga 9 vetë që ishin , 6 ishin të vdekur, 3 mezi po dilnin. Shpëtova 3 vetë, ishin në gjendje të keqe, në kushte shumë të rënda shëndetësore. Viktimat kishin shumë dëmtime në kokë e trup.”

Një tjetër shqiptar nga Dibra, i cili banonte shumë pranë urës, në një nga pallatet aty pranë, Rei ka thënë se zhurma ishte e ngjashme me atë të një tërmeti.

“Isha në shtëpi, dëgjova një zhurmë, mendova se ishte tërmet. Dola dhe pashë fragmentin kur u shkëput ura, nuk mbaj mend gjë tjetër. Dola me shpejtësi nga shtëpia, u vrava në kokë kur po zbrisja. Janë momente që s’përshkruhen. Pallati im është tek këmba e urës, imagjinojeni zhurmën.”

Pas shembjes së urës në Genova, autoritetet italiane vazhdojnë kërkimet për të gjetur trupat e viktimave.  Deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat 630 persona, 9 prej të cilëve janë të plagosur rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në muajin e tetë të shtatzanisë/ Ajola Xoxa publikon FOTON e ëmbël përkrah Veliajt
Previous article INTERI NË SULM PËR MODRIC/ Zikaltrit largohen nga opsionet RAFINHA dhe PAREDES

F.autor

Postime të ngjashme

7 ORË SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT/ Lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë Aktualitet

7 ORË SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT/ Lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit Aktualitet

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT