• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHEMBJA E MBIKALIMIT NË SHKODËR/ Reagon ministrja Bilali: Thanë e bënë fansat e Luizit dhe Kiarës
Home
Politikë

SHEMBJA E MBIKALIMIT NË SHKODËR/ Reagon ministrja Bilali: Thanë e bënë fansat e Luizit dhe Kiarës

4 February, 2023 s.autor Politikë

Ministrja shkodrane Edona Bilali ka reaguar për shembjen e mbikalimit te “Ura e Bahçallëkut”, duke akuzuar mediat se janë kthyer në “gjykatës”, që nuk pasqyrojnë lajme por nxisin teori konspirative.

Sipas Bilalit, mbikalimi dukej qartësisht se u dëmtua nga një goditje dhe kamioni i parkuar pranë nuk kishte dritat fluoreshente për të treguar që ishte shkaktari. Bilali “shënjestron” edhe qytetarët, duke shkruar se preferojnë të mbyllin sytë para të vërtetës dhe të helmojnë shpirtin e tyre dhe opinionin publik me të pavërteta.

Ministra me ironi shkruan se hipoteza më e gjetur ishte që e kanë bërë fansat e Luizit pas bashkimit me Kiarën.

“Mbikalimi i thyer dhe dukshëm i dëmtuar nga goditja dhe kamioni me vinçin e ngarkuar sipër, i parkuar aty pranë dhe që i mungonin veç dritat fluoreshente për të treguar që ishte shkaktari, janë dëshmia që njerëzit preferojnë të mbyllin sytë para të vërtetës dhe të helmojnë shpirtin e tyre dhe opinionin publik me të pavërteta”, shkruan ministrja.

Si shumë të tjerë këto ditë, edhe Edona Bilali nuk ka mundur t’i shpëtojë efektit të Luiz Ejllit, banorit të Big Brother VIP.

“Pavarësisht të gjithave, kemi sens të pakrahasueshëm humori ku hipoteza më e gjetur ishte që e kanë bërë fansat e Luizit nga shendi i madh i bashkimit me Kiarën”, përmend ministrja në reagimin e saj. Ajo tregon se mbikalimi është ndërtuar me zero lekë.

Postimi i plotë

Çfarë mësimi doli nga lajmet për dëmtimin e mbikalimit?

1. Rrjetet sociale na kanë kthyer në “gjykatës tastierash” pa pasur nevojë as për prokurori as për polici. Mbikalimi i thyer dhe dukshëm i dëmtuar nga goditja dhe kamioni me vinçin e ngarkuar sipër, i parkuar aty pranë dhe që i mungonin veç dritat fluoreshente për të treguar që ishte shkaktari, janë dëshmia që njerëzit preferojnë të mbyllin sytë para të vërtetës dhe të helmojnë shpirtin e tyre dhe opinionin publik me të pavërteta.

2. Kundërshtarët politikë janë aq të pasigurtë në vete sa zbarkuan në rrjete sociale për të dhënë versione njëri më qesharak se tjetri, si e si për të lëshuar një grusht baltë, ku faktet ia kanë kthyer sistematikisht mbrapsht, ashtu sikurse ndodhi edhe në këtë rast.

3. Portalet, për hir të nxitimit për të publikuar lajme sa më shpejt, nuk janë më vetëm pasqyruese faktesh, por edhe ngritëse hipotezash e teorish konsipative.

4. Në kohët e sotme, solidariteti është privat e linçimi është publik. Mora po aq telefonata e mesazhe sa tek letra e rreme e dorëheqjes (që janë shumë më shumë sesa komentet keqdashëse)

5. Kinematografia do të na kishte zili nga hipotezat diametralisht të kundërta që nisin nga “ra mbikalimi vetë” në “e përplasën qëllimisht për t’ia hequr veprën Ministres”.

6. Pavarësisht të gjithave, kemi sens të pakrahasueshëm humori ku hipoteza më e gjetur ishte që e kanë bërë fansat e Luizit nga shendi i madh i bashkimit me Kiarën.

Për ta përmbledhur: mbikalimi ishte një ndërhyrje mirëmbatjeje dhe rinovimi estetik me motiv sixhaden e Shkodrës që i ka kushtuar shkodranëve e shqiptarëve 0 LEKË nga taksat, pasi siç e kam thënë çdo herë që kam folur për të, ka qënë një projekt në kuadër të sloganit #tanebashke, ku biznesi, komuniteti, rinia dhe institucionet publike përgjegjëse u bënë bashkë për ta rijetësuar hyrjen e qytetit deri në momentin që projekti i madh i transformimit të hyrjes së Shkodrës të merrte jetë.

Jam e keqardhur që ndodhi sepse kishim investuar shumë kohë e pasion në këtë projekt, por shumë e lehtësuar që ishte me aq e nuk është lënduar askush!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE NGA DËSHMIA/ Rozeta Dobi "fundosi" ish-këshilltaren, ja kërkesa që bëri ajo për prokurorinë: Më sillni…
Previous article "PO RRI O VLLA NA LE REHAT"/ Kiara-Luizit: S'do jemi direkt bashkë sapo...

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut Politikë

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë Politikë

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT