3 persona humbën jetën dhe 27 të tjerë u plagosën kur një rezervuar uji u shemb në një stacion hekurudhor në shtetin lindor indian të Bengalit Perëndimor.
Pasagjerët dhe punonjësit e hekurudhës kanë nxjerrë të plagosurit nga rrënojat, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca të forta zjarrfikëse dhe ambulanca. Mediat e huaja shkrujanë se aksidenti ndodhi në stacionin hekurudhor Bardaman, 104 km në veriperëndim të Kalkutës.
“Një rezervuar uji i ngritur u shemb në platformën 2 dhe 3 të stacionit hekurudhor, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 27 të tjerë”, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit.
Për shkak të aksidentit, shërbimet e trenave janë ndërprerë.
Autoritetet indiane kanë urdhëruar një hetim për shkaqet e shembjes së tankut në stacionin hekurudhor


