Të paktën tre persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetë të tjerë figurojnë të zhdukur si pasojë e shembjes së një ndërtesë 6 katëshe në lindje të Nju Delhit.
Në kohën e aksidentit, të paktën 12 punëtorë po punonin në ndërtesë, sipas autoriteteve të kryeqytetit indian.
Deri tani tre kufoma janë gjetur në rrënoja nga ekipet e shpëtimit. Rreth 100 persona janë angazhuar në operacionin e kërkimit që prej të martës mbrëma.



