• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA ZBULON MEDIKAMENTIN KUNDËR ALERGJISË SË KIKIRIKUT/ Mjekimi merr edhe miratimin e FDA
Home
Shëndet

SHBA ZBULON MEDIKAMENTIN KUNDËR ALERGJISË SË KIKIRIKUT/ Mjekimi merr edhe miratimin e FDA

2 February, 2020 k.autor Shëndet

SHBA ka miratuar trajtimin e saj të parë për alergjitë e kikirikut tek fëmijët. Medikamenti AR101, ose Palforzia, me përdorim oral shërben si imunoterapi për fëmijët, duke u dhënë sasi të vogla por në rritje të proteinave të kikirikut gjatë një periudhe gjashtëmujore nën mbikëqyrjen mjekësore.

Pas kësaj, përdoruesit duhet të vazhdojnë të marrin një dozë ditore për të qenë në gjendje të tolerojnë ekspozimin aksidental ndaj tyre. Trajtimi nuk është kurë dhe prodhuesit paralajmërojnë se ekziston ende rreziku i një reaksioni anafilaktik potencialisht fatal.

Pacientët duhet të vazhdojnë të shmangin kikirikët në dietën e tyre. Kikirikët janë alergjeni më i zakonshëm ushqimor në SH.B.A., çka rrit numrin e atyre që preken nga alergjitë ushqimore në të gjithë perëndimin gjatë dekadave të fundit.

Edhe pse SHBA ka një kohë të gjatë që po mundohet që përmes testimeve të zbuloj mjekimin e duhur për kurimin e ndjeshmërisë së pacientëve me alergji ndaj kikirikut, ky është ilaçi i parë që miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA). Ilaçi ende nuk është i autorizuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

Palforzia, e cila është aprovuar për përdorim te pacientët e moshës midis katër dhe 17 vjeç, vjen në formën e një pluhuri i cili spërkatet me ushqim. Vitin e kaluar, shkencëtarët në King’s College London thanë që imunoterapia orale ofronte “mbrojtje por jo një kurë” për alergjitë e kikirikut, me trajtim vetëm efektiv ndërsa pacientët vazhduan të merrnin sasi të vogla të alergjenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO JENI GJITHMONË RRUGA IME..."/ Robert Berisha suprizon ish-bashkëshorten në emision. Nora tregon arsyet e ndarjes (FOTO)
Previous article UNAZA E MADHE "NJOLLA E ZEZË" PËR SHPEJTËSINË VRASTARE/ Policia: Lajm i mirë, vetëm dy raste me… (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta Shëndet

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT