• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Zbulohen planet e Trump me Rusinë për ndërtimin e centraleve bërthamore. Flet informatori
Home
Nderkombetare

SHBA/ Zbulohen planet e Trump me Rusinë për ndërtimin e centraleve bërthamore. Flet informatori

7 December, 2017 g.autor Botë, Nderkombetare

Vetëm 11 minuta pasi Donald Trump ishte bërë president, këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, Michael Flynn, i dërgoi një mesazh me celular ish-partnerit të tij në biznes. Mesazhi i dërguar nga shkallët e Kapitolit thoshte se ishte gati një plan amerikan për të bashkëpunuar me Rusinë për ndërtimin e centraleve të energjisë bërthamore në Lindjen e Mesme. Këto të dhëna u bënë të ditura nga një informator anonim.

Sipas të njëjtit burim, zoti Flynn gjithashtu e siguroi ish-bashkëpunëtorin e tij se do të hidheshin poshtë sanksionet e imponuara nga ish-Presidenti Barack Obama në përgjigje të ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet amerikane.

Të dhënat u bënë publike dje nga Ligjvënësi demokrat Elijah Cummings, i cili kryeson grupin e demokratëve në Komisionin e Mbikqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve. Më pak se një javë më parë, zoti Flynn pranoi fajësinë se pati gënjyer hetuesit federalë kur e morën në pyetje disa ditë pas inaugurimit të Presidentit Trump, rreth kontakteve të tij me ambasadorin e Rusisë në Uashington gjatë javëve përpara se zoti Trump të merrte pushtetin.

Ligjvënësi Cummings nuk zbuloi emrin e informatorit. Por, ai rrëfen se në ditën e inaugurimit, më 20 janar, informatori kishte marrë pjesë në një aktivitet së bashku me Alex Copson, ish-partner në kompaninë ACU Strategic Partners dhe ortak në biznes me zotin Flynn, i cili i dërgonte mesazhe nga radhët e karrigeve pas zotit Trump, ndërsa ai mbante fjalimin e inaugurimit.

Sipas Ligjvënësit Cummings, informatori e pati pyetur zotin Copson se si po ia kalonte, dhe ai ishte përgjigjur se: “Nuk bëhet më mirë. Kjo është dita më e mirë e jetës time”.

Zoti Copson tha se kishte marrë një mesazh nga zoti Flynn se projekti bërthamor për të cilin zoti Copson kishte vite që po punonte, ishte aprovuar dhe se duhet të informoheshin partnerët e tyre në biznes që të përgatisnin gjërat. Ligjvënësi Cummings e përshkruan këtë ndodhi me detaje në një letër dërguar kreut të Komisionit të Mbikqyrjes, Ligjvënësit republikan Trey Gowdy.

Zoti Copson i pati treguar celularin me mesazhin e dërguar nga zoti Flynn, megjithëse ai nuk e lexoi në ekran. Por, ai vërejti se koha e marrjes së mesazhit ishte 12:11, pra vetëm 11 minuta pasi Donald Trump u betua si presidenti i 45-të i vendit.

Siç përshkruhet në letrën e Ligjvënësit Cummings, zoti Copson i tha informatorit se “Mike (Flynn) ka përgatitur çdo gjë për ne. Sot do ta festoj. Me këtë gjë do të pasurohen së tepërmi shumë njerëz.”

Ligjvënësi Cummings thotë se pasi u takua me informatorin, mendon se ai “është autentik, i besueshëm dhe i qëndrueshëm”.

24 ditë më pas, Presidenti Trump e shkarkoi zotin Flynn nga posti i tij kryesor në Shtëpinë e Bardhë, pasi përgjimet tregonin se kishte diskutuar për sanksionet me ambasadorin e Rusisë, Sergey Kislyak, por edhe kishte gënjyer Nënpresidentin Mike Pence dhe zyrtarë të tjerë të administratës Trump rreth natyrës së bisedave të tij me të dërguarin e Moskës.

Realisht, sanksionet e vendosura nga ish-Presidenti Obama, dëbimi i 35 diplomatëve rusë dhe mbyllja e dy objekteve ruse në SHBA, nuk u anulluan ndonjëherë. Muaj më vonë, Rusia u kundërpërgjigj duke urdhëruar shkurtimin e 755 nga 1200 punonjësit e misioneve diplomatike të SHBA-së në Rusi, një pjesë e madhe të cilëve ishin shtetas rusë.

Prokurori i posaçëm Robert Mueller është duke zhvilluar një hetim të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane. Komuniteti i shërbimeve amerikane të zbulimit konkludoi se ndërhyrja ruse ishte drejtuar personalisht nga Presidenti Vladimir Putin, duke synuar të dëmtohej demokracia amerikane dhe të ndihmohej kandidati republikan Donald Trump, përkundër rivales demokrate, ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Zoti Putin ka mohuar të ketë patur ndërhyrje të Rusisë, ndërsa Presidenti Trump ka kundërshtuar vazhdimisht hetimet e Kongresit dhe të Prokurorit Mueller të lidhjeve të mundshme të fushatës së tij elektorale me Rusinë, duke i quajtur ato si justifikime të demokratëve për mposhtjen e zonjës Clinton.

Paralelisht me pranimin e fajësisë, zoti Flynn ka rënë dakort edhe të bashkëpunojë me hetimin e Prokurorit të posaçëm Mueller./ zeri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump njeh Jeruzalemin/ Erdogan, telefonatë me Papa Franceskun: Të ruajmë statusin e qytetit të shenjtë!
Previous article HISTORIKE/ Turqia dhe Greqia bisedime rreth kufinjëve. Nisin negociatat e para

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT