• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA, thirrje botës: Ndërprisni lidhjet me Korenë e Veriut ose do të shpërthejë lufta!
Home
Nderkombetare

SHBA, thirrje botës: Ndërprisni lidhjet me Korenë e Veriut ose do të shpërthejë lufta!

30 November, 2017 sidorela.editor Botë, Nderkombetare

SHBA-ja u ka bërë thirrje të gjitha kombeve të ndërpresin lidhjet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut pas testit të fundit të raketave balistike të regjimit komunist.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e dërguara e Amerikës, Nikki Haley, tha se Presidenti Trump i kishte kërkuar homologut të tij kinez të ndërpriste furnizimet me naftës në Phenian.

Ajo tha se SHBA-ja nuk kërkonte konflikte, por regjimi i Koresë së Veriut do të “shkatërrohej plotësisht” nëse shpërthente lufta. Paralajmërimi erdhi pasi Kim Jong-un testoi një raketën ditën e djeshme.

Koreja e Veriut tha se raketa arriti një lartësi prej rreth 4,475 km, 10 herë sa lartësia e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar dhe se ishte e aftë për të rihyrë në atmosferën e Tokës. Ekspertët nga ana tjetër kanë hedhur dyshime mbi aftësinë e Koresë për të zotëruar këtë teknologji.

Megjithatë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un e quajti nisjen e raketës një “zbulim të madh”.

Testi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së thirri një takim urgjent. Zonja Haley paralajmëroi se këto “akte të vazhdueshme agresioni” po shërbejnë vetëm për të destabilizuar më tej rajonin.

Kina është një aleat historik dhe partneri më i rëndësishëm tregtar i Koresë së Veriut dhe regjimi mendohet të jetë i varur nga Kina për shumicën e furnizimeve të saj të naftës.

Presidenti kinez nga ana tjetër deklaroi se Koreja e Veriut duhet të ndalë testet e saj bërthamore, por gjithashtu i bëri thirrje Uashingtonit të anulojë stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut, të planifikuara në dhjetor, pasi do të “ndezin një situatë shpërthyese”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Profesioni i famshëm/ Të pushtosh portalet e mediat pa ditur të bësh asgjë në jetë
Previous article Kuvendi/ Berisha: Rama ndërtoi narkoshtetin në zemër të Europës

sidorela.editor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT