Ka nisur seanca parlamentare ku pritet të votohet buxheti për vitin 2018.
Parlamenti Shqiptar pritet të miratojë sot me shumicë votash buxhetin për vitin 2018. Në seancën e sotmet plenare pritet të diskutohet dhe miratohet nen për nen buxheti për vitin e ardhshëm. Nisur nga disa paralajmërime të përfaqësuesve të opozitës për përballje, seanca pritet të karakterizohet nga debate të forta.
Fjalën në nisje të parlamentit e ka marr deputeti Dashamir Shehi.
Më pas fjalën e mori Fatmir Mediu, kryetar i PR që tha se ky parlament bën ligje qe cenojnë Kushtetutën.
“Cfarë bëri më shumë regjimi komunist sec po bëjmë ne?
Ju vazhdoni të mbështesni korrupsionin masiv për çeshtjen e pronave, kjo është e papranueshme”.
Balla: Të votosh kunder ketij projektiligji është të votosh kundër të gjithë familjave që jetojnë në fshat.
Balla pyet kryetarin e opozitës: Ku janë gjetur 1 milion dollar për të lobuar kundër Shqiperise? Këto para i perkasin dikujt me afera korruptive, lidhur ngushtë me Lulzim Bashën. Mosdeklarimi i burimit te te ardhurave prej 1milion dollarë, përveçse ndëshkohet me gjobë ka dhe dyshime te forta qe jemi ne kushtet e disa veprave të rënda penale. Jemi në kushtet e dy veprave të rënda penale që dënohen me burg.
Kush ta fali ty o Lulzim Partinë Demokratike? Pse nuk flet? Njeriu që flet për çdo gjë, nuk flet për nje çeshtje kaq të rëndë. Pagesat e partisë demokratike janë bërë me para të pista. Kjo dënohet me 7-15 vite burg”
PS i bën thirrje Prokurorisë se nëse heshtja vazhdon dhe nesër të henen paraqesim kallezim penal per Lulzim Xhelal Bashën”
Basha replikë: Ju nuk jepni dot shpjegime për Balilajt dhe Habilajt.
Partia Demokratike ka deklaruar çdo shpenzim ne Kqz sipas ligjit.
Mos prit deri të hënën coje që sot. Ne nuk kemi gjë për të fshehur.
Fjalën e merr Niko Peleshi: Puna për mbrojtjen e tokës është bërë vetëm katër vitet e fundit.
Mbi 6.4 milion euro investime. Kemi 230 mln lekë shpenzime që do përdoren në punime në rastin e kërcenimeve të përmbytjeve.
Replikë Fatmir Mediu: Të gjitha ligjet për pronësinë vijnë për shkak të atij themeli që ju ngrini këtu.
Flamur Noka: Në këtë derexhe jeni katandisur ju bashkë me timonierin. Ashtu sic keni katandisur edhe vendin. Sot i bie Nikos të mbajë barrën.
Pronari I vetem i tokave bujqesore këto katër vite ka qënë Saje Qorri dhe Edi Rama.
Ju e shkatërruat fermerin shqiptar. A e mbani mend se si timionieri mohonte problemin e hashashit? Ju e bëtë Shqipërinë gazin e botës.
Balla replikë: Kryetari i opozitës përsëri nuk ktheu pergjigje. Së shpejti për çeshtjen do ndërhyjnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Elisa Spiropali: Berë atë që di të bësh më mirë. Për të mbrojtur akuzove. Si ka mundësi që sa herë akuzohesh me prova del këtu, nuk përgjigjesh por lëshon akuza për kedo?
Po ta them: Dilni këtu dhe përgjigjuni.
Ku i ke gjetur ato para? Clidhje ka Partia Demokratike me ato kompani?
Replikë Noka: Kush ju bë grua Bilalit? Merruni pak me Bilalin pastaj kaloni tek gjërat e tjera.
Myslym Murrizi, deputet i PD: Për tokat bujqësore kërkojmë shtyrjen e Projekt ligjit.
Çela-Opozitës: Si ka mundësi që ju jeni të parët që dini cdo lajm për drogën? Sepse ju e keni prodhuar vetë. Por mos harroni që populli ju vlerësoi me 25 qershor.
Gjej kohën t’ju them ta votoni këtë projekt buxhet.
Bumçi: Pas 25 vitesh qëllimi duhet të ishte fondi i kompensimit për pronarët e ligjshëm.
Kjo bëhet për të ulur një shumë të papërballueshme. Duket që pronarët janë kthyer një version modern i legjendës së Rozafës. Pronarët kanë berë sakrifica por nuk ka sjellë asnjë të mirë per Shqipërinë.
Mungesa e investimeve të huaja është shkaku kryesor. Fondi kompensimit për pronarët duhet të ishte kryesore.
Eduard Shalsi, deputet i PS: Merr përsipër të flasi për kanabisin ish ministri i brendshem si dhe kryetari i opozitës që lejuan një Lazarat të tërë gjatë qeverisjes së tyre.
Flisni ju për bujqësinë, po çfarë bëtë ju për 8 vite?
Oerd Bylykbashi, deputet i PD: Pr.ligji për tokën po zhvat pronarët privat. Toka është e pronarit jo e atij që e punon. Sa për shpenzimet, janë të gjitha të deklaruara në KQZ.
Ju jeni ata që bletë 20% të votave me paratë e drogës.
Klotilda Ferhati, deputete PS: Opozita nuk flet për atë që jemi mbledhur por gjithmonë bëjnë prokurorin, gazetarin dhe asnjehërë nuk kthejnë përgjigje për përgjegjesitë e tyre.
Sali Berisha: Vendin kryesor të diskutimeve e kanë ato që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.
Rama si Noriega ndërtoi narkoshtetin në zemër të Europës. Së bashku me Tahirin që është promotori i drogës.
Rama u dorëzua para Tahirit dhe pengoi drejtësinë.
vijon…


