• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHBA-të GODASIN HAKERAT IRANIANË/ Mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë
Home
Botë

SHBA-të GODASIN HAKERAT IRANIANË/ Mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

20 March, 2026 s.autor Aktualitet, Botë

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka bllokuar disa faqe interneti që, sipas tij, janë përdorur nga Irani me qëllim përhapjen e propagandës dhe shënjestrimin e kundërshtarëve.

Sipas autoriteteve amerikane, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e Iranit përdorte këto katër faqe për të publikuar të dhëna të ndjeshme të vjedhura gjatë sulmeve kibernetike, si dhe për të bërë thirrje për dhunë ndaj gazetarëve, kundërshtarëve të regjimit dhe shtetasve izraelitë.

Mes hakerave të shënjestruar janë edhe grupi famëkeq “Homeland Justice”, i cili ka goditur Shqipërinë disa herë në të kaluarën dhe së fundmi, duke treguar përmasën globale të kërcënimeve kibernetike.

Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, paralajmëroi se “propaganda terroriste në internet mund të nxisë dhunë reale”, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se agjencia do të ndjekë çdo person të përfshirë në këto kërcënime dhe sulme kibernetike.

Këto masa vijnë në një periudhë tensionesh të larta, ndërsa raportime për sulme në institucione në SHBA po hetohen si akte terroriste.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, disa nga këto faqe kishin publikuar të dhëna të ndjeshme për rreth 190 persona të lidhur me qeverinë izraelite, si dhe kishin përfshirë kërcënime dhe thirrje për sulme të ndryshme.

Ndërkohë, autoritetet amerikane theksojnë se këto veprime kanë për qëllim të frikësojnë kritikët e regjimit iranian dhe të pengojnë raportimin e pavarur.

Hera e fundit që u raportua një sulm nga hakerat (me mbështetje nga Irani) ndaj vendit tonë, ishte më 10 mars të këtij viti, kur u raportua “goditje” ndaj sistemit të IT-së së Kuvendit të Shqipërisë.

Më herët, në qershor 2025, kohë kur nxorrën jashtë funksionit faqen e Web-it të bashkisë Tiranë.

Ndërkohë, në vitin 2022, disa grupe të sofistikuara hakerash mbështetur nga shteti i Iranit sulmuan shërbimet online në vend. Këto u bënë shkak që qeveria shqiptare të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit duke dëbuar përfaqësinë diplomatike që ndodhej në Shqipëri, si përgjigje ndaj sulmit kibernetik.

Sulmet e “Homeland Justice” vijuan ndaj disa institucioneve të rëndësishme shtetërore në vitin 2023 dhe ndaj INSTAT në vitin 2024.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Ndërron jetë në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë
Previous article NAFTA 214 LEKË/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT