• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA “SHKUND” OPOZITËN/ Basha e Kryemadhi gati të shpallen “non grata” nëse pengohen zgjedhjet, militantët e PD-LSI në monitorim nga amerikanët
Home
Politikë

SHBA “SHKUND” OPOZITËN/ Basha e Kryemadhi gati të shpallen “non grata” nëse pengohen zgjedhjet, militantët e PD-LSI në monitorim nga amerikanët

29 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dje goditjen finale opozitës. Edhe pse Berisha-Meta kishin në plan të shkaktonin kaos më 30 qershor, asgjë nuk do të ndodhë. Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit MatthewPalmer, ka paralajmëruar dje krerët e opozitës se do të shpallen të padëshiruar nga SHBA nëse të dielën pengohen zgjedhjet. Pas deklaratës së tij se SHBA njohin 30 qershorin si ditë zgjedhjesh dhe jo 13 tetorin, “Zëri i Amerikës” ka zbardhur dje intervistën e plotë të zyrtarit amerikan. Palmer ka dhënë shumë mesazhe në intervistën e tij, duke qenë i prerë ndaj liderëve të opozitës. Ai ja u ka bërë të qartë se askush nuk duhet të prekë zgjedhjet dhe kushdo që e bën këtë do mbajë përgjegjësi, përfshirë Bashën dhe Kryemadhin. “Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Përtej kësaj nuk mund të komentoj për situata hipotetike. Por, po: absolutisht është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës që, në këto rrethana, t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre se dhuna është një mjet i papranueshëm. Po ashtu duam të dëgjojmë të njëjtën gjë nga qeveria. Është një gjë që e kemi theksuar vazhdimisht. Kushdo në Shqipëri duhet ta dëgjojë qartë, nga udhëheqësit e tyre, nga ata të cilët i mbështesin dhe presin udhëzime, ta dëgjojnë nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Është diçka që unë e kam theksuar disa herë dhe po e përsëris: dhuna është e papranueshme”, tha Palmer dje duke çuar një mesazh të qartë në PD-LSI. Më tej, ai është shprehur se për SHBA zgjedhjet janë më 30 qershor dhe askush nuk duhet të privojë qytetarët nga e drejta e tyre për të votuar. Palmer u shpreh se SHBA do ketë vëzhguesit e saj dhe do monitorojë çdo incident. “Është një situatë më pak se ideale, që zgjedhjet vendore të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet në vetvete nuk janë të vlefshme. Njerëzit do të kenë mundësi të dalin për të votuar, për të shprehur mendimin e tyre, askush nuk duhet t’i pengojë për këtë. Njerëzit që duan të marrin pjesë, që duan të votojnë, duhet të jenë të lirë ta bëjnë këtë. Të zgjedhurit duhet të lejohen të fillojnë detyrën dhe të qeverisin. Ne do të kemi njerëzit tanë në terren, në kuadër të misionit vëzhgues të ODIHR-it, por edhe në mënyrë të pavarur, me ekipe vëzhguesish të ambasadës, për të parë se si do të shkojnë gjerat. Ne shpresojmë që më 30 qershor gjithçka të jetë sa më qetë e paqësore”, tha ai më tej.

Ndërkombëtarët njëzëri

Dje janë bërë bashkë të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend. Ambasada e SHBA, e BE, e OSBE, e Gjermanisë, Italisë dhe shteteve të tjera dolën me deklarata duke kërkuar që të mos ketë asnjë skenar dhune të dielën. Pra, të gjitha janë rreshtuar kundër opozitës. Përmes një deklarate zyrtare, ambasada e SHBA i bëri thirrje opozitës të mos pengojë votuesit. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente. Ne nxisim udhëheqësit politikë të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar. Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik. Ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit. Shtetet e Bashkuara do të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë. Ne do të mbështetemi në raportin e OSBE/ODIHR-it për të vlerësuar rregullsinë e votimit”, thuhet në reagimin e SHBA. Po ashtu edhe delegacioni i Bashkimit Europian mbështet zyrtarisht 30 qershorin si datën legjitime për zhvillimin e zgjedhjeve, duke mos njohur kështu 13 tetorin e dekretuar nga presidenti Ilir Meta. Përmes një reagimi zyrtar, BE kërkon që votimet e së dielës të jenë të qeta, ndërsa i bën thirrje opozitës të qëndrojë larg dhunës. “Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen”, u shpreh delegacioni i BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Si u bojkotuan zgjedhjet e para parlamentare të vitit 1921 në qarkun e Elbasanit, ku vetëm Beg Balla kandidoi për deputet në Këshillin Kombëtar?! (FOTO)
Previous article "RRUMBA,DUMBA.S'MUJTA,LUJTA"/ Hiti i verës, Gjiko do t'ju bëjë të kërceni me këngën e re (FOTO+VIDEO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT