• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Sanksione kundër Bjellorusisë për incidentin me avionin e pasagjerëve
Home
Nderkombetare

SHBA/ Sanksione kundër Bjellorusisë për incidentin me avionin e pasagjerëve

30 May, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara do të godasin me masa ndëshkimore regjimin e Presidentit autoritar të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, i cili u takua me udhëheqësin rus Vladimir Putin të premten ndërkohë që është nën kritika të forta nga Perëndimi për devijimin me forcë të një avioni pasagjerësh.

Javën e kaluar Bjellorusia e detyroi një avion pasagjerësh të kompanisë Ryanair të ndryshonte itinerarin dhe të ulej në Minsk, pas një skenari të sajuar se kishte bombë në bord. Qëllimi ishte arrestimi i një gazetari që njihet si kritik i zëshëm i regjimit.

Shtëpia e Bardhë i njoftoi masat ndëshkimore të premten. Zëdhënësja Jen Psaki bëri gjithashtu thirrje për “hetime të mirëfillta lidhur me ngjarjet e 23 majit” të cilat i cilësoi si një “goditje e drejtpëdrejtë ndaj normave ndërkombëtare”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se po bashkëpunon me Bashkimin Evropian për një listë sanksionesh të shenjestruara tek figura kyçe të regjimit bjellorus.

Ndërkaq, më 3 qershor hyjnë në zbatim sanksionet ekonomike që njoftoi Uashingtoni në prill kundër disa ndërmarrjeve shtetërore bjelloruse, të vendosura si rezultat i shtypjes me dhunë të protestave pro-demokracisë nga autoritetet bjelloruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME DEMOKRATET/ Shehaj: Në Evropë, kur lideri humb jep dorëheqjen
Previous article "NUK DAL NGA SHTËPIA PA..."/ Këto janë gjërat që ju nuk i dini për Loredanën

F.autor

Postime të ngjashme

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

PARALAJMËRIMET E RUSISË/ Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore Botë

PARALAJMËRIMET E RUSISË/ Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT