• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Samiti Biden-Putin në klimën e tensioneve dypalëshe
Home
Nderkombetare

SHBA/ Samiti Biden-Putin në klimën e tensioneve dypalëshe

26 May, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Presidenti Joe Biden do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë muajin tjetër, ndërsa administrata kërkon të rivendosë stabilitetin e marrëdhënieve në klimën e tensionimit të tensioneve dypalëshe.

Disa ligjvënës republikanë e kanë kritikuar vendimin, duke ngritur shqetësime rreth disa lëvizjeve të fundit të Moskës dhe aleatit të saj Bjellorusisë.

Samiti amerikano-rus midis Presidentit Joe Biden dhe Presidentit Vladimir Putin është caktuar për më 16 qershor në Gjenevë, pas një takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Bruksel.

Udhëheqësit do të diskutojnë çështje me interes të ndërsjellë, duke përfshirë kontrollin e armëve, ndryshimin e klimës dhe ringjalljen e marrëveshjes bërthamore për Iranin. Shtëpia e Bardhë e konfirmoi takimin Biden-Putin, megjithë disa lëvizje të fundit të një aleati të Rusisë.

“Ai do të ngrejë edhe çështjen e Bjellorusisë dhe do të përcjellë shqetësimet tona të mëdha,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Të dielën, Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, aleat i Putinit, urdhëroi që një avion udhëtarësh të devijohej nga itinerari për të arrestuar gazetarin kritik ndaj qeverisë së tij Raman Pratasevich, i cili ndodhej në bord.

“Ajo që bëri Lukashenko-ja ishte e papranueshme. Ishte një akt piraterie ajrore ose terrorizmi ajror. Pra, duhet të ketë një ndëshkim. Dhe besoj se BE-ja reagoi me shpejtësi të pazakontë, duke ndaluar përdorimin e aeroporteve të BE-së dhe hapësirën e saj për linjën ajrore bjelloruse, Belavia. Kjo ishte një masë ndëshkuese shumë e rëndësishme,” thotë John Herbst, ananalist në Këshillin Atlantik.

Moska ka mohuar se ka gisht në incident. Presidenti Biden e dënoi incidentin dhe tha se ai mbështet luftën e popullit bjellorus për demokraci, ndërkohë që Lukashenko është në pushtet prej 27 vjetësh. Por disa republikanë thanë se kjo nuk mjafton.

Në një deklaratë, Senatori Ben Sasse tha se në vend që ta trajtojë Putinin si gangster, Presidenti Biden po i jep atij tubacionin Nord Stream 2 dhe po legjitimon veprimet e tij me një samit.

“Ne nuk e shohim takimin me presidentin rus si një shpërblim. Ne e shohim atë si një pjesë jetike të mbrojtjes së interesave të Amerikës. Presidenti Biden po takohet me Vladimir Putinin pikërisht për shkak të dallimeve mes vendeve tona dhe jo e kundërta,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Senatori Ben Sasse
Senatori Ben Sasse

Shtetet e Bashkuara kanë punuar prej vitesh për të bllokuar ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë. Administrata Biden ka vendosur sanksione ndaj kompanive ruse të përfshira në projektin, që është pothuajse gati. Por ajo hoqi dorë nga ndëshkimet ndaj kompanisë gjermane që mbikëqyr projektin, duke thënë se kjo nuk përputhej me angazhimin e saj për të forcuar marrëdhëniet ndëratlantike.

“Administratës Biden i duhet të mbajë pranë evropianët, veçanërisht gjermanët. Taktika e Rusisë gjithmonë ka qenë të dobësojë marrëdhëniet ndëratlantike, të dobësojë Perëndimin dhe të përçajë Evropën. Tani është koha që evropianët të bashkohen dhe të mbështesin përpjekjet e zotit Bajden,” thotë Judy Dempsey, e institutit Carnegie Europe.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të ngrejë gjithashtu çështjen e agresionit të Moskës ndaj Ukrainës por theksoi se administrata po përpiqet të rikthejë parashikueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U AKUZUA PËR PËRFSHIRJE NË KOMPANI BASTESH/ Ibrahimovic ia “hedh” me gjobën e majme. E pëson dhe Milani
Previous article "EURO 2020"/ Rruga drejt trofeut nis më 11 qershor, finale me 90 mijë tifozë

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT