• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas rritet në 67, mes tyre 21 fëmijë! 11 ende të zhdukur, niveli i lumit mbi 8 metra shkatërroi gjithçka
Home
Nderkombetare

SHBA/ Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas rritet në 67, mes tyre 21 fëmijë! 11 ende të zhdukur, niveli i lumit mbi 8 metra shkatërroi gjithçka

6 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas të SHBA është rritur në 67, përfshirë 21 fëmijë, raporton BBC. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të menjëhershme ndërsa lumi Guadalupe doli nga shtrati. Zona më e prekur është qarku Kerr, ku kanë vdekur 43 persona dhe 11 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur.
Fëmijët ishin në një kamp të krishterë të vendosur përgjatë lumit Guadalupe. Njerëz janë konfirmuar të vdekur edhe në pjesë të tjera të shtetit amerikan, duke përfshirë Qarkun Travis dhe Qarkun Tom Green. Paralajmërime të shumta për përmbytje mbeten në fuqi ndërkohë që deri më tani janë shpëtuar rreth 850 persona.

Në një konferencë për shtyp pasditen e së shtunës, Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, u shpreh se kishte nënshkruar një deklaratë të zgjaste gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Presidenti Donald Trump deklaroi se administrata po punon ngushtë me autoritetet lokale për t’iu përgjigjur emergjencës, ndërkohë që Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha se qeveria federale do të dërgonte Rojen Bregdetare për të ndihmuar në kërkimet e personave të zhdukur.

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se Teksasi qendror mund të përballet me më shumë përmbytje këtë fundjavë.

Kampi i shkatërruar

Pjesa më e madhe e operacioneve të shpëtimit është përqendruar në një kamp veror të madh të krishterë vetëm për vajza të quajtur Camp Mystic, i vendosur përgjatë brigjeve të lumit Guadalupe. Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, i tha programit Radio 4 PM të BBC-së se shumë nga 27 vajzat e zhdukura ishin nën moshën 12 vjeç.

Shumë prej tyre ishin në gjumë kur niveli i lumit u rrit më shumë se 8 metra në më pak se një orë në orët e para të së premtes. Më shumë detaje rreth atyre që vdiqën kanë filluar të dalin në dritë – disa ishin vetëm tetë vjeç.

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, shpjegoi se “brenda 45 minutash, lumi Guadalupe u rrit 8 metra dhe pati një përmbytje shkatërruese, e cila mori prona dhe për fat të keq edhe jetë njerëzore”.

Dhjetëra kampistë që po kalonin pushimet gjatë fundjavës së 4 korrikut rezultojnë gjithashtu të zhdukur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PARTIA AMERIKANE DO TË RIKTHEJË LIRINË"/ Musk themelon partinë e tij dhe sulmon Trump: Kështu po përfundojmë të falimentuar
Previous article DRAFT-MARRËVESHJA E ARMËPUSHIMIT NË GAZA/ Netanyahu: Ndryshimet e kërkuara nga Hamasi janë të papranueshme, por do të negociojmë në Doha

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT