• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
SHBA, një galeri shqiptare prezanton ekspozitën e re (VIDEO)
Home
Kulturë
Art

SHBA, një galeri shqiptare prezanton ekspozitën e re (VIDEO)

11 December, 2017 g.autor Art, Kulturë

Në mars të këtij viti galeria GR Art hapi dyert për herë të parë me një ekspozitë me fotografi të Marubit. Galeria e krijuar nga piktori shqiptaro-amerikan Gjergj Pali ka sjellë tani para artdashësit një ekspozitë të re me piktura e punime arti nga 11 autorë. Organizatori Gergj Pali ka zgjedhur një koleksion veprash të artit figurativ që përfaqësojnë mediume, stile dhe botëkuptime të larmishme.

Në dukje të ndryshme si në stil, ashtu edhe në medium, punimet janë zgjedhur për t’u përputhur me temën e ekspozitës, Imazhe të Strukturuara dhe Më Shumë. Ideja i lindi organizatorit Gjergj Pali, pasi filloi të përzgjidhte mes punimeve të paraqitura për ekspozim:

“Ishte në përgjithësi një veçori ku imazhi kalon nga dimensioni i dytë në dimensionin e tretë, bëhet tri-dimensional. Dhe jeton në mes të pikturës, gati është si skulpturë e pikturuar”.

Në disa raste struktura nuk është një element fizik i veprës, por qëndron në metaforën që përcjell ajo. Piktori Adriatik Baliaj prezantohet në ekspozitë me dy vepra:

“Bora e ndryshon strukturën e një vendi; në qoftë se është i errët, ndryshon ngjyrën, por ndryshon edhe formën. Poetikisht po të shihet është pak si strukturë”.

Gazmend Bakalli e gjen frymëzimin tek ritet dhe elementët etnografikë të qytetit të lindjes:

“Kjo është nusja shkodrane, kjo është e bazuar kryesisht në historinë e Shkodrës, se si kanë ndenjur nuset e vjetra në Shkodër. Struktura është e bazuar kryesisht edhe në materialin e kostumeve të vjetra, pak a shumë edhe shtëpitë e vjetra të Shkodrës kanë atë strukturën e tyre që na janë futur në gjak. Të gjitha ato me dashje apo pa dashje të futen në pikturën tënde dhe pasqyrohen këtu në pikturë”.

Piktori Gjergj Pali ka zgjedhur të hyjë në strukturën e kujtesës me një prej veprave të tij nga cikli i Zonave të Memories, me një pejsazh nga shkolla fillore që i kujton fëmijëri, por qëndron edhe si paralelizëm i jetës së tij:

“Është e braktisur… se ne e braktisëm vendin. Dashuria mbetet, patjetër që herë pas here fillon e del në memorie, patjetër me pemët, me sorrat, është më shumë edhe si një ëndërr pak… mes realitetit edhe ëndrrës”.

Historiani i artit Zef Paci ka bashkëpunuar më parë me pronarin e galerisë për të organizuar ekspozitën Marubi. Ndryshe nga ajo ekspozitë që prezantonte vetëm artin e fotografisë, këtë radhë ai sheh një pasuri stilesh, teknikash e përmbajtjesh, që në një mënyrë është sintezë edhe e vetë përvojës amerikane, shprehet ai:

“Është një mjedis i cili pret prurje, botëkuptime e kultura të ndryshme, ndoshta si një similitudë me vendin”.

Në këtë larmi stilesh, veprat e piktorëve shqiptaro-amerikanë kanë identitetin e tyre artistik:

“Ne kemi veçoritë tona. Dallohet piktura jonë me pikturën e një personi që ka lindur këtu, është formuar në shkollë. Vërehet se ne jemi më figurativë për arsye se shkolla që kemi bërë, dhe tendenca ka qenë drejt artit të artit të realizmit socialist në atë periudhë, e cila ka ndikuar në formimin e pikturës klasike, e pikturës së modelit tjetër,” thotë piktori Gjergj Pali.

“Ato që ke njohur, ke mësuar, që ke ditur prej atje, në bashkëpunim me këto krijojnë një gjendje të re që është më ndryshe më interesante, më frymëzuese për punë të tjera,” shprehet piktori Adriatik Baliaj.

Këta autorë kanë tani një adresë të rregullt ku të prezantohen me artdashësin, si dhe një qendër ku të ruhet e kultivohet kultura shqiptare në këtë pjesë të Amerikës.

“Shqiptarët vijnë dhe “uau” hapet gjithë ky dimension, një ekspozitë e bërë profesionalisht,” thotë pronari i ekspozitës, Gjergj Pali.

Një rrugë e gjatë sakrificash e peripecish i është dashur autorit Gjergj Pali për të ardhur deri këtu, por destinacioni për të meriton çdo sacrificë:

“Nuk ka profesion më të bukur. Profesion i vështirë, patjetër, por u them gjithmonë këtyre shokve, me m’pru edhe një herë në jetë prap dua të jem artist… Ndoshta në Shkodër, ndoshta edhe këtu, po profesioni ka më rëndësi për mua, se ku, nuk dua t’ia di”./ zeriiamerikes

Ndiqni videon këtu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI/ Prostituta tregon: Burrat tradhëtojnë sepse nuk dinë të bëjnë seks
Previous article 27 vite PD/ Kryemadhi-Bashës: Dhjetori i '90 është një mësim si rrëzohen diktaturat!

g.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI” / Alfred Peza prezanton romanin e fundit në “Vitrina e Librit” Kulturë

“DIAMANTI” / Alfred Peza prezanton romanin e fundit në “Vitrina e Librit”

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT