Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare senatori amerikan John McCain.
McCain, i cili shërbeu gjashtë mandate radhazi në Senatin amerikan dhe kandidoi dy herë për president vdiq të shtunën pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.
Vetëm pak ditë më parë, familja e tij konfirmoi lajmin se 81-vjeçari kishte hequr dorë nga mjekimet për sëmundjen.


