• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Në grevë mbi 75 mijë punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor
Home
Botë

SHBA/ Në grevë mbi 75 mijë punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor

5 October, 2023 s.autor Botë

Më shumë se 75,000 punonjës të rrjetit të kujdesit shëndetësor Kaiser Permanente në mbarë Shtetet e Bashkuara filluan një grevë tre-ditore të mërkurën, e cila ka të ngjarë të shtyjë vizitat mjekësore, rezultatet e testeve dhe marrjen e recetave për medikamente në të gjithë vendin.

Kaiser Permanente, një kompani spitalesh, farmacish dhe klinikash me qendër në Kaliforni, u shërben afro 13 milionë amerikanëve.

Koalicioni i Sindikatave Kaiser Permanente, i cili përfaqëson rreth 85,000 punonjës të kompanisë, njoftoi një grevë tre-ditore në Kaliforni, Kolorado, Oregon dhe shtetin e Uashingtonit, si dhe një grevë njëditore në Virxhinia dhe në Uashington, D.C., pasi negociatat për kontratën e punës ngecën gjatë natës.

Mbi 75,000 punonjës të Kaiser Permanente pritet t’i bashkohen grevës. Bisedimet patën rifilluar të mërkurën.

Një ankesë kryesore nga ata që janë në grevë është se mungesa e personelit po mbingarkon punonjësit dhe po vonon kujdesin jetik shëndetësor.

“Po bëjmë grevë për pacientët tanë”, tha Mikki Fletchall, infermiere në një klinikë Kaiser në Camarillo, Kaliforni.

Rrjeti Kaiser Permanente premtoi se 39 spitalet e tij, përfshirë pavionet e urgjencës, do të qëndrojnë të hapura pasi mjekët dhe shumë infermierë nuk po bëjnë grevë. Por procedurat jo emergjente mund të vonohen dhe koha e pritjes për telefonatat tek shërbimi ndaj klientit mund të rritet.

Sindikatat e punëtorëve të rrjetit Kaiser kërkuan një pagë minimale prej 25 dollarësh për orë në gusht, e pasuar nga rritje prej 7% në dy vitet e ardhshme dhe 6.25% në dy vitet më pas.

Anëtarët e sindikatës thonë se mangësitë në personel po e ndihmojnë rrjetin Kaiser Permanente të vjelë fitime masive në dëm të shëndetit të pacientëve, duke i akuzuar drejtuesit për mashtrim në negociata.

Rrjeti Kaiser propozoi paga minimale nga 21 deri në 23 dollarë në orë në vitin 2024.

Që nga viti 2022, Kaiser ka punësuar 51,000 punonjës dhe po kërkon të shtojë 10,000 të tjerë përpara fundit të muajit.

Të ardhurat operative të sistemit spitalor ishin 25 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të këtij viti, një rritje prej 7% nga shifrat e mëparshme. Rrjeti Kaiser ua atribuon investimeve të mençura fitimin prej 2.1 miliardë dollarësh në atë tremujor, fitim që e ndihmoi kompaninë të rimëkëmbej nga një humbje prej 1.3 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Por kompania gjigande e kujdesit shëndetësor është ende duke u mbrojtur nga fenomeni mbarëkombëtar i vendeve të paplotësuara të punës dhe rritja e inflacionit, tha kompania.

Greva vjen në një vit kur janë hedhur në grevë punëtorët në sektorët e argëtimit, hotelerisë dhe transportit. Në fund të shtatorit, Presidenti Joe Biden iu bashkua grevës së punonjësve të prodhimit të automobilëve në Miçigan. Komentatorët politikë thonë se veprimi i tij ka inkurajuar sindikalistët në mbarë vendin. /VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DONI TA BËNI GJITHË SHQIPËRINË SI KUKËSI"/ Debati i plotë Basha-Nikolla në Kuvend
Previous article NUK FLET ME NITËN/ Diola zbulon për herë të parë arsyen e krisjes së miqësisës

s.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT