• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA NË ALARM/ Irani ka furnizuar Rusinë me raketa balistike për të goditur Kievin
Home
Nderkombetare

SHBA NË ALARM/ Irani ka furnizuar Rusinë me raketa balistike për të goditur Kievin

7 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Irani ka transferuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi për të ndihmuar Moskën që të vijojë luftën në Ukrainë.

Një burim ukrainas për Sky News ka konfirmuar lëvizjen e Teheranit duke thënë se janë më shumë se 200 raketa që i janë dorëzuar Kremlinit, çka shënon një rritje të konsiderueshme të mbështetjes ushtarake iraniane për Moskën.

Ndërkohë, drejtori i CIA-s Bill Burns teksa u pyet për këtë zhvillim të ri kur ai u shfaq në një ngjarje në Londër me homologun e tij britanik, kreun e MI6 Sir Richard Moore refuzoi ta konfirmonte atë.

“Nëse Irani do të dërgonte raketa balistike… do të ishte një përshkallëzim dramatik i natyrës së partneritetit të mbrojtjes”, tha Burns.

Ndërkohë burimi ukrainas tha se një anije ruse transportoi raketat Fatah-360, secila me një rreze prej më shumë se 70 miljesh, në një port rus në Detin Kaspik.

Parashikohet që municionet tani do t’i nënshtrohen testeve, ndërsa ushtria ruse do të kryejë stërvitje me to përpara se të nisen për tu përdorur në front kundër Ukrainës,.

Regjimi iranian ka furnizuar tashmë sasi të mëdha dronësh sulmues, si dhe predha artilerie dhe municione, duke ndihmuar në fuqizimin e fuqisë së zjarrit rus në fushën e betejës me efekt shkatërrues. Sakaq prej kohësh ka ekzistuar dyshimi se Irani mund të ketë furnizuar me raketa balistike Rusinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPEN TË GJITHË PIKËKALIMET KUFITARE ME SERBINË/ Sveçla: U larguan bllokadat e krijuara nga ekstremistët e maskuar
Previous article DETAJET/ Vëllai i boksierit rrahu 62-vjeçarin, djali i tij i bëri sot atentat: Zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër

s.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT