• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Momentet e veçanta të inaugurimit të Donald Trump! Harresë apo zgjedhje, presidenti u betua pa dorën në bibël
Home
Nderkombetare

SHBA/ Momentet e veçanta të inaugurimit të Donald Trump! Harresë apo zgjedhje, presidenti u betua pa dorën në bibël

21 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Përveç fjalimeve me rëndësi dhe zbatimit të protokollit, kamerat dokumentuan mjaft momente interesante gjatë inaugurimit të presidentit të 47-të të SHBA-së, Donald Trump. Ai nuk u betua me dorën në bibël siç ka ndodhur zakonisht me presidentët.

Bashkëshortja e tij në momentin e betimit iu afrua atij me biblën e Abraham Linkoln dhë atë të nënës së tij në dorë, por Trump nuk e mbajti dorën mbi to. Harroi apo ishte një zgjedhje kjo vështirë të thuhet, megjithatë betimi i tij mori formë zyrtare.

Përpara një momenti triumfi të gjithëve u lind dëshira të shkëmbejnë një puthje me të dashurit, por kjo gjë dështoi mes Donald dhe Melanias dhe arsyeja ishte kapelja e saj që përveç se pengoi puthjen mori edhe një kohë të konsiderueshme televizive nga inkuadrimi i shpeshtë që iu bë.

Gjiri i Meksikës apo gjiri i Amerikës? Shumë janë habitur me këtë ide të Trump, ndërsa ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton mesa u pa teksa presidenti i ri e tha sërish si zotim i shkaktoi të qeshura.Amerika kërkon sërish të pushtojë hapësirën tha Trump dhe do të dërgojmë flamurin amerikan në Mars. Këtu kameramani dhe regjia u treguan të zotë të gjenin edhe reagimin e Elon Musk, ide që nuk kishte si të mos i pëlqente, sidomos një njeriu që nis raketa në hapësirë dhe që është emëruar si këshilltar për mirëqeverisjen nga presidenti amerikan.

Disa i kanë quajtur të mëdhenjtë e teknologjisë e disa oligrakët e rinj të Amerikës. Jeff Bezos, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg ishin padyshim disa nga fytyrat protagonist të inaugurimit të Donald Trump ku ishin të ftuar specialë.

Kam një djalë shumë të gjatë këtu në sallë që na ndIhmoi të fitojmë votën e të rinjve tha Donald Trump për djalin e tij Barron. Tashmë i rritur ai bëri disa veprime aspak të ndrojtura, ndryshe nga sa publiku ishte mësuar ta shihte për vite të tëra kur ishte më i vogël.

Balloja përmbyllëse e paradës inauguruese nxorri dy çiftet presidenciale Trump dhe Vance në një pistë gjigande kërcimi ku më pas iu bashkuan anëtarë të ushtrisë amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MES TRE TË MITURVE NË KAMËZ/ Policia gjen në banesën e njërit prej tyre një armë sportive
Previous article 21 JANARI/ Rama u përgjigjet komentuesve: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën e shton barrën e turpit mbi këdo që duhet ta japë

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT