• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
21 JANARI/ Rama u përgjigjet komentuesve: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën e shton barrën e turpit mbi këdo që duhet ta japë
Home
Politikë

21 JANARI/ Rama u përgjigjet komentuesve: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën e shton barrën e turpit mbi këdo që duhet ta japë

21 January, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama tha se drejtësia për vrasjet e 21 janarit 2011 është drejtësi jo thjesht për një ngjarje të djeshme por të sotmen dhe të nesërmen. Për Ramën ajo çfarë ka ndodhur më 21 janar është e qartë si drita e diellit.

Duke iu përgjigjur komentuesve në rubrikën sy më sy, Rama tha se çdo vit që kalon jo vetëm shtohet barra e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar por njollos dhe vetë reformën në drejtësi duke poshtëruar jo vetëm familjet e dëshmorëve por një popull të tërë që do dhe meriton drejtësi për 21 janarin.

VIDEO

Rama ka një koment edhe për ata që e akuzojnë se ai si kryeministër dhe kryetari i Partisë Socialiste ka ndikuar që urdhëruesit dhe ekzekutorët e 4 dëshmorëve, Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtaj të mos dalin ende para drejtësisë edhe pse kanë kaluar tashmë 14 vite nga krimi shtetëror i ndodhur përballë kryeministrisë që në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha.

Të të akuzojë për drejtësinë për 21 janari që dikush që emrin në profilin e tij e ka në primaret e PD-së është për të qarë e qeshur.

Nuk është qëllimi im të bëj polemikë me askënd që komenton por fokusohemi tek thelbi.

Nga dëshira për drejtësi harrojnë se jemi në një sistem kur drejtësinë nuk e bën as kryeminsitri, as qeveria e as partia në pushtet.

Të gjitha kritikat apo akuzat drejtuar meje e prej nesh për mos dhënien e drejtësisë së 21 janarit janë në adresë të gabuar. Nga ana tjetër unë dhe ne nuk kemi qëndruar duarkryq por kemi bërë betejë epokale për drejtësi për pavarësimin e saj nga pushteti politik dhe krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejësi për të gjithë.

Pa PS e mua në krye nuk do të kishte as reformë në drejtësi, as SPAK.

Kjo është një rrugë e re ku institucionet e reja kanë të gjithë mbështetjen tonë. Pjesë e kësaj mbështetjeje të pakrasueshme me asgjë është dhe qëndrimi për të mos bërë komente për raste konkrete edhe sikur të mos jemi dakord fare me trajtimin e tyre.

Çfarë mund të them për drejtësinë e 21 janarit.

Kam aq shumë për të thënë sa nuk ua tregoj dot por do të rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente duke uruar e dashur të besoj se SPAK nuk do të jetë për shumë kohë I zënë me gjithçka tjetër përveçse 21 janarin, i cili për më tepër është rast i qartë si drita e diellit.

Prandaj cdo vit që kalon jo vetëm shtohet barra e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar por njollos dhe vetë reformën në drejtësi duke poshtëruar jo vetëm familjet e dëshmorëve por një popull të tërë që do dhe Meriton drejtësi për 21 janarin. Drejtësia për 21 janarin është drejtësi jo thjesht për një ngjarje të djeshme por të sotmen dhe të nesërmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Momentet e veçanta të inaugurimit të Donald Trump! Harresë apo zgjedhje, presidenti u betua pa dorën në bibël
Previous article AKUZOHET PËR ABUZIMIN ME TENDERIN E DRUVE/ SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT