• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA LEHTËSON SANKSIONET NDAJ QIPROS/ Turqia: Veprim që i “hedh benzinë zjarrit”
Home
Nderkombetare

SHBA LEHTËSON SANKSIONET NDAJ QIPROS/ Turqia: Veprim që i “hedh benzinë zjarrit”

2 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Në mesin e tensioneve mes Athinës dhe Ankarasë për zonat ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor, Uashingtoni jep shenja mbështetje për Greqinë.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo njoftoi nisjen e lehtësimit gradual të sanksioneve ndaj Qipros, që do të finalizohet me heqjen e plotë të tyre. Përmes Twitter, Pompeo u shpreh se është hequr ndalimi i shitjes për Qipron, të pajisjeve të mbrojtjes që nuk shkaktojnë vdekje.

Për Ministrinë e Jashtme turke, vendimi i Uashingtonit godet rëndë përpjekjet për uljen e tensioneve dhe për paqe në Mesdheun Lindor. Turqia i bën thirrje Shteteve të Bashkuara ta rishikojnë këtë vendim.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se sado që frontet të bashkohen, Turqinë nuk do të mund ta mposhtin.

Qeveria qipriote është e përfshirë në plane të përbashkëta me Greqinë për nxjerrjen e gazit në zonat e diskutueshme të Mesdheut Lindor që pretendohen edhe nga Turqia.

Kongresi amerikan vendosi në Dhjetor të vitit të kaluar heqjen e sanksioneve 33-vjeçare për armët ndaj Republikës së Qipros. Ato u vendosën në 1987-ën, 13 vite pasi Turqia pushtoi veriun e ishullit duke penguar përpjekjet e juntës ushtarake greke për bashkimin e Qipros me Greqinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATMOSFERË POZITIVE NË KAMPIN"KUQEZI"/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri para nisjes në Bjellorusi (VIDEO)
Previous article COVID-19/ Manastirliu në Fier: Përgatitemi për çdo skenar edhe me spitalet rajonale. Mbështetja për mjekët e infermierët nëpërmjet...

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet Botë

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër Botë

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit Botë

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT