• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Manastirliu në Fier: Përgatitemi për çdo skenar edhe me spitalet rajonale. Mbështetja për mjekët e infermierët nëpërmjet…
Home
Sociale

COVID-19/ Manastirliu në Fier: Përgatitemi për çdo skenar edhe me spitalet rajonale. Mbështetja për mjekët e infermierët nëpërmjet…

2 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Spitali i Fierit ka deklaruar se sistemi shëndetësor po përgatitet për çdo skenar, për të përballuar epideminë e shkaktuar si pasojë e COVID19, duke përfshirë edhe spitalet rajonale. Manastirliu tha se nëse do të tejkalohet numri i pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, që do të marrin trajtim në spitalet e dedikaura COVID, po forcohen kapacitetet në spitalet rajonale, me qëllim ofrimin e shërbimit edhe në këto spitale.

“Ne kemi filluar tashmë dhe kemi bërë realitet forcimin e kapaciteteve të terapive intensive edhe në spitalet rajonale, në mënyrë që të fillojmë parapërgatitjet, që të mundemi të jemi gati edhe në rastet kur mund të kemi një rritje të numrit të pacientëve në spitalet tona, kur do të tejkalohet numri i 500 pacientëve të planifikuar për t’u trajtuar në 4 spitalet Covid, që janë të destinuara, sipas një plani të mirëstrukturuar dhe skenarëve që tashmë ne i kemi të planifikuar, edhe spitalet rajonale të mundet të trajtojnë rastet. Për këtë qëllim ne kemi vijuar pajisjen me setet e nevojshme të aparaturave, për urgjencën dhe reanimacionin, që përfshin monitorë të matjes së parametrave vitalë të pacientit, respiratorë apo aspiratorë, shiringa elektrike, EKG”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se shërbimi mjekësor po vijon shërbimet me kapacitet të plotë, Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e shërbimit të hemodinamikës në spitalin rajonal të Fierit, ku, nga Janari janë kryer 421 ndërhyrje.

“Ishte e pamenduar pak vite më parë, kur spitalet rajonale ishin veçse përcjellëse të pacientëve drejt Tiranës, të kryheshin procedurat delikate në zemër në këto spitale. Falë investimeve që qeveria shqiptare ka bërë, falë punë së jashtëzakonshme të ekipeve të mjekëve dhe të infermierëve, është bërë e mundur që spitalet rajonale të ofrojnë shumë më shumë shërbime afër vendbanimit. Kjo falë edhe investimeve që janë kryer në teknologji, por edhe për faktin se ka sot më shumë mjekë kanë përfunduar specializimet dhe janë atashuar pranë spitaleve rajonale për të ofruar këto shërbime kaq shumë të rëndësishmë, jetike për qytetarët”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se qeveria shqiptare do të vijojë me transformimin e sistemit shëndetësor dhe mbështetjen për mjekët dhe infermierët, nëpërmjet rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës.

“Mbështetja për mjekët dhe infermierët nuk do të mungojë. Ky është prioritet, ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, për të vijuar mbështetjen maksimale qoftë nëpërmjet rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, qoftë nëpërmjet bonuseve, qoftë nëpërmjet mbështetjes për krijimin e kushteve më të mira të punës. Ashtu sikurse e kemi treguar në këto vite, kemi përmirësuar rrënjësisht sistemin shëndetësor në çdo spital, në çdo qendër shëndetësore. Patjetër që mbetet ende shumë për të bërë. Sepse ashtu siç e gjetëm shëndetësinë ku spitalet ishin thjesht godina të amortizuara, tashmë janë bërë me të vërtetë qendra që ofrojnë shërbime, por të cilat gjithmonë kanë nevojë për t’u përmirësuar edhe më shumë”, tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA LEHTËSON SANKSIONET NDAJ QIPROS/ Turqia: Veprim që i “hedh benzinë zjarrit”
Previous article COVID-19/ Imunologu italian: Më mirë një vaksinë me efekte anësore sesa të infektohemi...

s.autor

Postime të ngjashme

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

NDODH EDHE KJO/ Shkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet… Aktualitet

NDODH EDHE KJO/ Shkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet…

PËRPLASJE PARA PARLAMENTIT/ Hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola Aktualitet

PËRPLASJE PARA PARLAMENTIT/ Hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT