• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Koronavirusi dhe prag fushate, Trump bën ndryshime në Presidencë, zëvendëson shefin e kabinetit
Home
Nderkombetare

SHBA/ Koronavirusi dhe prag fushate, Trump bën ndryshime në Presidencë, zëvendëson shefin e kabinetit

7 March, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Në një kohë që Shtetet e Bashkuara po përballet me situatën e krijuar si pasojë e shpërthimit të koronavirusit dhe ndërsa përgatitet për fillimin e fushatës së tij presidenciale, zoti Trump ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm të personelit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ligjvënësi Mark Meadows do të jetë shefi i ri i kabinetit, duke zëvendësuar Mick Mulvaney i cili ka qenë shef në detyrë i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë për më shumë se një vit.

Presidenti e njoftoi ndryshimin të premten në Twitter.

“E njoh prej kohësh dhe kam punuar me Markun. Marrëdhëniet tona janë shumë të mira“, shkruante presidenti.

“Dua të falënderoj shefin në detyrë së kabinetit Mick Mulvaney që i ka shërbyer shumë mirë administratës. Ai do të ngarkohet me detyrën e të dërguarit special të SHBA-së për Irlandën e Veriut”, shkruante më tej ai.

Zoti Meadows njoftoi në fillim të këtij viti se do të tërhiqej nga Kongresi në fund të mandatit. Ai do të jetë shefi i katërt i kabinetit të zotit Trump në pak më shumë se tre vjet.

Zoti Mulvaney, një ish-ligjvënës nga Karolina e Jugut, mbahet mend kryesisht për pohimin e tij gjatë një konference për shtyp se “quid pro quos” një shprehje në latinisht që nënkupton ofrimin e një favori në këmbim të një tjetri, janë të zakonshme në politikën e jashtme.

Kjo deklaratë megjithatë që ishte në kontrast të fortë me atë që thoshte presidenti, i cili ka pohuar se nuk u përfshi kurrë në ndonjë marrëveshje të llojit “quid pro quo” me Ukrainën.

/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBROTJA NGA KORONAVIRUSI/ Ja këshillat e specialistes së ISHP
Previous article I DINIT? Ja çfarë kuptimi kanë 12 shenjat e astrologjisë

F.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT