Ylli i Reality-TV Omarosa Manigault sot u përpoq të japi detaje të drejtpërdrejta mbi daljen dramatike të saj nga Shtëpia e Bardhë të martën dhe aludoi se diçka në Shtëpinë e Bardhë e ka bërë të ndihet “jo mirë”.
“[Shefi i stafit] John Kelly dhe unë kishim një diskutim shumë të drejtpërdrejtë në lidhje me shqetësimet që unë kisha, çështjet që unë ngrita dhe si rezultat, dhashë dorëheqjen,” tha Manigault në ABC News “Good Morning America”.
Ka “shumë gjëra që kam vërejtur gjatë vitit të fundit dhe kam qenë shumë e pakënaqur”, tha ajo.
“Unë gruaja e vetme afrikano-amerikane në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e një staf i lartë dhe asistente e presidentit, kam parë gjëra që më kanë bërë të pakëndshme, që më kanë mërzitur, mua thellë dhe emocionalisht, që kanë ndikuar në komunitetin tim dhe popullin tim dhe kur të mund ta tregoj historinë time, është një histori e thellë që unë e di se bota do të dëshirojë të dëgjojë “, shtoi Manigault.
Ajo dhe Kelly kishin një “bisedë të sinqertë” në Shtëpinë e Bardhë, tha ajo.
Burime të Shtëpisë së Bardhë thanë për ABC News se ajo ishte shkarkuar dhe shoqëruar nga baza e Shtëpisë së Bardhë. Por Manigault sot mohoi që ajo ishte shkarkuar dhe shoqëruar nga lokalet nga Shërbimi Sekret i SHBA.
Por ajo shtoi: “Sigurisht që kisha më shumë akses se shumica, dhe njerëzit kishin probleme me këtë. Njerëzit kishin probleme me marrëdhënien time 14-vjeçare me këtë president”.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha në një deklaratë të mërkurën se ajo dha dorëheqjen “për të ndjekur mundësi të tjera”.
Manigault, 43 vjeç, do të qëndrojë deri më 20 janar, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Ajo shërbeu në komitetin ekzekutiv të tranzicionit të Trump dhe më vonë u angazhua si drejtore e komunikimit për Zyrën e Ndërlidhjes Publike në Shtëpinë e Bardhë. Ajo kishte punuar në zyrën e nënpresidentit Al Gore gjatë administratës së Bill Klintonit.
Në rolin e saj në administratën Trump, Manigault ishte në mesin e këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë duke fituar pagën më të lartë (179,700 dollarë në vit), sipas një liste të Shtëpisë së Bardhë të pagave të stafit.
Ajo ishte përgjegjëse për informimin e drejtuesve të kolegjeve dhe universiteteve historikisht të zeza dhe mbikëqyrte vizitën e Trump në muzeun afrikano-amerikan të Smithsonian në Uashington.
Përgatiti: AlpeNews.al



