• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Hapet sot në Nju Jork gjyqi mbi akuzat për mashtrime për Organizatën Trump
Home
Nderkombetare

SHBA/ Hapet sot në Nju Jork gjyqi mbi akuzat për mashtrime për Organizatën Trump

31 October, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Kompania e ish-presidentit Donald Trump, “Organizata Trump” përballet këtë javë me një proces gjyqësor për mashtrim me taksat – në lidhje me atë që prokurorët thonë se ishte një skemë 15-vjeçare nga zyrtarë të lartë të kompanisë për të fshehur përfitime dhe për të shmangur pagesën e taksave.

Prokurorët thonë se për vite me radhë perandoria e pasurive të paligjshme e ish-presidentit ndihmoi drejtuesit e lartë të shmangnin taksat mbi të ardhurat, duke u dhënë atyre përfitime shtesë, si apartamente, për të cilat nuk paguanin qira, si edhe makina luksoze.

Gjyqi fillon sot në Nju Jork me deklaratat hapëse dhe dëshmitë.

Ndër dëshmitarët kryesorë për prokurorët janë ish-shefi i financave i kompanisë Trump, Allen Weisselberg, i cili pranoi fajësinë dhe po ashtu pranoi të dëshmojë në këmbim të një dënimi me pesë muaj burg.

 

 

Nëse shpallet fajtore, Organizata Trump mund të gjobitet me më shumë se 1 milion dollarë. Ndonëse shuma e gjobës është e përballueshme për kompaninë, dëmi më i madh do të jetë pamundësia në të ardhmen për të siguruar kredi dhe për të hyrë në kontrata të reja. Disa partnerë dhe institucione qeveritare mund të kërkojnë të ndërpresin lidhjet me kompaninë.

As zoti Trump dhe asnjë nga fëmijët e tij që kanë punuar si drejtues të Organizatës Trump nuk janë akuzuar. Ish-presidenti Trump nuk pritet të dëshmojë apo të marrë pjesë në gjyq.

Gjithsesi ai do të jetë i pranishëm në mënyrë indirekte pasi emri i tij është sinonim i Organizatës Trump, përmes së cilës ish-presidenti menaxhon sipërmarrjet e tij të shumta, përfshirë investimet e tij në fusha golfi, vila luksoze dhe pasuri të tjera të paluajtshme dhe marrëveshjet e tij të shumta të marketingut.

Zoti Trump ka nënshkruar disa nga çeqet mbi të cilat mbështetet çështja. Firma e tij gjendet në shumë dokumente të kompanisë. Dëshmitarët mund të dëshmojnë për bisedat që kanë pasur me të. Ata madje pritet edhe të kenë qasje në librat e llogarive personale të zotit Trump.

Organizata Trump ka thënë se nuk ka bërë asnjë shkelje. Avokatët e kompanisë argumentojnë se zoti Weisselberg dhe drejtuesit e tjerë kishin vepruar individualisht dhe se madje veprimet e tyre e kanë dëmtuar kompaninë financiarisht.

Zoti Weisselberg, i cili ka pranuar fajësinë për marrjen e 1.7 milionë dollarëve si kompensim pa i regjistruar, tha se ai dhe drejtues të tjerë të lartë të Organizatës Trump, përfshirë zëvendëspresidentin Jeffrey McConney, ishin individualisht përgjegjës.

Por ai mohon që kompania të jetë dëmtuar, duke thënë se përfitimet e tyre në fakt i kanë kursyer para kompanisë, pasi ajo nuk ka qënë e detyruar t’u jepte atyre kompensime shtesë financiare.

Prokurorët kanë thënë se do të thërrasin 15 dëshmitarë, përfshirë zotin Weisselberg dhe zotin McConney, të cilëve iu dha imunitet i kufizuar vitin e kaluar për të dëshmuar para një jurie të madhe.

Gjyqtari Juan Manuel Merchan parashikon që gjyqi të zgjasë të paktën katër javë, megjithëse një avokat mbrojtës vlerësoi javën e kaluar se vetëm çështja e prokurorisë mund të vazhdojë për dy muaj./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RENIE DRASTIKE TEMPERATURASH/ Meteorologia tregon ditën kur moti bën "kthesën"
Previous article HARTA TERRITORIALE NUK NDRYSHON/ PS vendos që të mos pranojnë nga kërkesat e opozitës

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT