• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA “HAP THESIN” PËR UKRAINËN/ Biden nënshkruan ndihmë dhjetëra miliardë dollarë
Home
Nderkombetare

SHBA “HAP THESIN” PËR UKRAINËN/ Biden nënshkruan ndihmë dhjetëra miliardë dollarë

21 May, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Biden nënshkroi të shtunën legjislacionin për ndihmën shtesë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, ndërsa agresioni rus i afrohet muajit të katërt.

Legjislacioni, i cili u miratua nga Kongresi me mbështetjen dypartiake, thellon angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës në një kohë pasigurie për të ardhmen e luftës. Ukraina e ka mbrojtur me sukses Kievin dhe Rusia e ka përqendruar ofensivën e saj në lindje të vendit, por zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për mundësinë e një konflikti të zgjatur.

Ndihma e re synon të mbështesë Ukrainën deri në shtator dhe pason një masë urgjente të mëparshme që kishte siguruar 13.6 miliardë dollarë.

Paketa e re përmban 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme armësh të avancuara për të frenuar përparimet e Rusisë. Ajo parashikon gjithashtu 8 miliardë dollarë në mbështetje të përgjithshme ekonomike, 5 miliardë dollarë për të trajtuar mungesat globale ushqimore që mund të rezultojnë nga rrënimi i bujqësisë ukrainase dhe më shumë se 1 miliard dollarë për të ndihmuar refugjatët.

Presidenti Biden e nënshkroi ligjin më rrethana të pazakonta. Duke qenë se ai po bën një udhëtim në Azi, një zyrtar amerikan e solli projekt-ligjin në Seul në mënyrë që presidenti ta nënshkruante, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo pasqyron ndjesinë e urgjencës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, por edhe nxjerr në pah sfidat ndërkombëtare me të cilat përballet zoti Biden.

Vizita në Azi është pjesë e një orientimi të politikës së jashtme për t’i bërë ballë Kinës, por presidentit të Shteteve të Bashkuara i duhet njëkohësisht të vazhdojë të sigurojë burimet në ndihmë të Ukrainës, në konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VDEKJA E BARDHË"/ Njihuni me snajperin finlandez që u kthye në tmerrin e ushtarëve rusë
Previous article PROFILI/ Një shqiptar, kryeministri i ri i Australisë!

s.autor

Postime të ngjashme

NGA DUBAI, NË GREQI E ITALI/ Lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve Botë

NGA DUBAI, NË GREQI E ITALI/ Lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

ALARMI I OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027 Botë

ALARMI I OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT