• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA FTON METËN ONLINE/ Presidenti: U thashë amerikanëve se asgjë s’e ndal unitetin e shqiptarëve
Home
Politikë

SHBA FTON METËN ONLINE/ Presidenti: U thashë amerikanëve se asgjë s’e ndal unitetin e shqiptarëve

10 June, 2020 F.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në takimin tradicional të Mëngjesit të Lutjeve të organizuar nëpërmjet një video-konference nën kujdesin e veçantë të Kongresit Amerikan.

Në fjalën e Tij përshëndetëse Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe lutjet e miqve amerikanë dhe atyre të vendeve të tjera të botës, për Shqipërinë, shqiptarët dhe rajonin.

Kështu thotë Presidenca përmes një njoftimi për shtyp, e cila vijon si më poshtë:

Kreu i Shtetit nënvizoi se “pavarësisht vështirësive që shkaktoi kjo pandemi asgjë nuk mund të mposhtë shpresën e besimin. Ndonëse Shqipëria u përball me dy fatkeqësi, tërmetin e nëntorit 2019 dhe COVID-19 ne po rimëkëmbemi falë edhe shpresës, besimit dhe ndjenjës së unitetit kombëtar që populli shqiptar ka në zemrën e tij”.

Presidenti Meta shprehu besimin për kohë më të mira për Shqipërinë, rajonin dhe gjithë botën duke i ftuar bashkëbiseduesit e këtij Mëngjesi Lutjeje të vizitojnë Shqipërinë në të ardhmen dhe të shijojnë bukuritë e saj.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë shtetërorë dhe personalitete politike e fetare nga SHBA dhe nga vende të ndryshme të botës.

Organizatorët e këtij takimi, Kongresmeni Robert Aderhold dhe Kongresmeni John Moolinar veçuan në mesazhet e tyre të lutjes jo vetëm bashkëjetesën dhe harmoninë tonë ndërfetare, por edhe bukuritë natyrore të Shqipërisë duke e quajtur atë si “perla e fshehur e botës”. Ata u lutën për mikpritjen e popullit shqiptar dhe zhvillimin e vendin tonë veçanërisht pas periudhës së vështirë të pandemisë COVID-19.

Kongresmeni Joe Wilson nënvizoi rëndësinë e një rajoni të qetë, me harmoni e paqe mes popujve, me një zhvillim të qëndrueshëm, si dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë proces të rëndësishëm.

Edhe Guvernatori David Beasley, CEO i Programit Botëror të Ushqimit dhe mik i popullit shqiptar mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Shërohet pacienti i prekur, regjistrohen 29 raste të reja në Kosovë
Previous article SITUATA E PAZAKONTË NË LIBRAZHD/ Reagon Balla: Po merren masa, rruga drejt Elbasanit është e pakalueshme!

F.autor

Postime të ngjashme

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT