• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve…
Home
Politikë

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve…

17 June, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Në një atmosferë festive dhe simbolike, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë organizoi pritjen me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, ku e Ngarkuara me Punë, VanHorn, vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe sakrificat e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe demokracinë.Në fjalën e saj, VanHorn falënderoi autoritetet shqiptare, trupin diplomatik, të ftuarit e pranishëm, duke e cilësuar përvjetorin e 250-të të Shteteve të Bashkuara si një moment historik me rëndësi të veçantë.

“Më 4 Korrik 1776, një grup vizionarësh amerikanë i deklaruan botës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, me të drejtën për jetë, liri dhe kërkimin e lumturisë. Për 250 vjet, këto ideale kanë frymëzuar jo vetëm amerikanët, por edhe popujt që kanë aspiruar të jetojnë të lirë”, u shpreh ajo.

Diplomatja amerikane vlerësoi rrugëtimin e Shqipërisë nga izolimi dhe diktatura drejt demokracisë dhe integrimit euroatlantik, duke e cilësuar atë si një nga historitë më të rëndësishme të suksesit në kohët moderne.

“Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri. Udhëtimi i këtij vendi nga shtypja drejt demokracisë dhe aleancës perëndimore është një histori frymëzuese, e ndërtuar mbi guximin dhe sakrificën e qytetarëve të tij”, tha VanHorn.

Një moment i veçantë i fjalimit iu kushtua kujtimit të dy punonjësve shqiptarë të Ambasadës Amerikane, Loni Adami dhe Kol Kuqali, të cilët humbën jetën gjatë regjimit komunist pasi refuzuan të dëshmonin në mënyrë të rreme kundër Shteteve të Bashkuara. VanHorn tregoi se së fundmi kishte takuar pasardhësit e tyre dhe e cilësoi qëndrueshmërinë e familjeve të tyre si një dëshmi të besimit të palëkundur tek liria dhe miqësia shqiptaro-amerikane.

“Besimi i tyre se një ditë Shqipëria do të ishte e lirë dhe e lidhur me Shtetet e Bashkuara mbetet një frymëzim për të gjithë ne”, theksoi ajo. Në fjalën e saj, diplomatja amerikane nënvizoi gjithashtu rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e sigurisë, ekonomisë, arsimit dhe promovimit të vlerave demokratike.

Ajo falënderoi të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë në forcimin e kësaj marrëdhënieje, nga ushtarakët dhe forcat e emergjencës, te arsimtarët, sipërmarrësit, gazetarët dhe drejtuesit e komuniteteve. “Lidhja jonë është sot më e fortë se kurrë. Faleminderit për partneritetin tuaj, për mikpritjen legjendare shqiptare dhe përkushtimin ndaj vlerave që ndajmë”, u shpreh VanHorn.

Duke ngritur dollinë në fund të ceremonisë, ajo përcolli një mesazh optimizmi për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Gëzuar 250 vjet liri dhe shumë të tjera që do të pasojnë. Gëzuar ditëlindjen e 250-të të Amerikës dhe Gëzuar Katër Korrikun!”, përfundoi diplomatja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës
Previous article TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT