• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ FBI bastis shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Trump
Home
Nderkombetare

SHBA/ FBI bastis shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Trump

22 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

FBI ka bastisur banesën e John Bolton, ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare gjatë mandatit të parë të Donald Trump, i cili sot është kthyer në një nga zërat më kritikë ndaj presidentit amerikan.

Sipas asaj që ka raportuar shtypi amerikan, bastisja nga agjentët federalë është pjesë e një hetimi të profilit të lartë mbi sigurinë kombëtare, i urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Kontrolli është kryer në orën 7 të mëngjesit në shtëpinë e Bolton në Bethesda, Maryland. “ASKUSH nuk është mbi ligjin… agjentët e FBI-së në mision”, ka shkruar Patel në një postim enigmatik në X pak pas nisjes së operacionit.

Bastisja e banesës së Bolton vjen në kuadër të një hetimi mbi menaxhimin e dokumenteve të klasifikuara, ndërkohë që administrata Trump ka ndërmarrë masa për të shqyrtuar veprimtarinë e disa figurave të dyshuara si kritike ndaj presidentit.

Bolton, për 17 muaj, ishte këshilltari i tretë për Sigurinë Kombëtare i Trump dhe është përplasur me të për çështjen e Iranit, Afganistanit dhe Koresë së Veriut. Hetimi lidhet me disa dokumente të klasifikuara që Bolton dyshohet se i ka përfshirë në librin e tij të shkruar pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, “The Room Where it Happened”, i cili sipas zyrtarëve ka zbuluar informacione sekrete.

Bolton ishte një nga zërat që është shprehur kritik për shpalljen e Sali Berishës non grata dhe kërkonte që administrata e Trump të rishishte vendimin. Por, mesa duket tashmë është vetë Bolton që duhet të përballet me drejtësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASLLANI BËHET "DEM"/ Zgjedh Torinon për të vijuar karrierën: Mezi po pres
Previous article VRAU BESMIR KUMRIEN PËR KANALIN VADITËS/ Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromanin

s.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz Botë

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar Botë

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja Botë

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT