• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Donald Trump dhe vendi pas gjyqit në Senat. Çfarë pritet të ndodhë?
Home
Nderkombetare

SHBA/ Donald Trump dhe vendi pas gjyqit në Senat. Çfarë pritet të ndodhë?

15 February, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Në Uashington ligjvënësit po përballen me pasojat që solli gjyqi në Senat ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Ky u fundit u shpall i pafajshëm mbi akuzën për nxitje të rebelimit në Kapitol më 6 janar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn njofton.

Shumë pikëpyetje janë ngritur rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë pas përfundimi të gjyqit në Senat ndaj ish-Presidentit Donald Trump, i cili u shpall i pafajshëm lidhur me akuzën për nxitje të sulmit të dhunshëm më 6 janar ndaj Kapitolit. Disa ligjvënës, mes tyre republikane, kanë sugjeruar se ai mund të përballet me pasoja të tjera.

“Presidenti Trump është ende përgjegjës për gjithçka që bëri ndërsa ishte në detyrë, përjashtuar rastin kur përfundon periudha brenda së cilës ligji mund të veprojë. Si një qytetar i zakonshëm, ai është ende përgjegjës për gjithçka bëri ndërsa ishte në detyrë. Ai nuk ia ka hedhur ende“, tha Mitch McConnell, udhëheqësi i pakicës në Senat.

Por cilat mund të jenë pasojat? Zoti Trump ka ende fuqi të jashtëzakonshme brenda Partisë Republikane.

Pas vendimit në Senat, zoti Trump lëshoi një deklaratë ku sugjeronte se lëvizja e tij politike sapo ka filluar. Megjithatë disa republikanë, mes tyre edhe senatori i Luizianës Bill Cassidy, i cili votoi për ta shpallur fajtor ish-presidentin, thonë se është koha që partia të shkëputet nga zoti Trump.

“Mendoj se forca e tij do venitet. Partia Republikane është më shumë se një person i vetëm. Partia Republikane ka të bëjë me idetë”, tha senatori republikan Bill Cassidy.

Disa ligjvënës kanë bërë thirrje për ngritjen e një komisioni hetimor mbi 6 janarin, të ngjashëm me të ashtuquajturin komisioni i 11 shtatorit që hetoi sulmin terrorist të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

“Ka ende shumë prova që populli amerikan ka nevojë dhe meriton t’i dëgjojë dhe një komision si ai i 11 shtatorit është një mënyrë për të garantuar Kapitolin në të ardhmen. Ai do të ndihmojë për të zbuluar të dhëna se deri në ç’masë presidenti Donald Trump shkeli betimin e tij përpara kushtetutës“, thotë senatori demokrat Chris Coons.

Ligjvënësit e Senatit nuk arritën të siguronin 67 vota e nevojshme për të shpallur fajtor ish-presidentin. Votimi u krye një muaj pasi Dhoma e Përfaqësuesve e akuzoi zyrtarisht Donald Trump-in për nxitje rebelimi.(voa)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID/ Bien INFEKTIMET e reja, humbin jetën 12 qytetarë (BILANCI)
Previous article "SHËN VALENTINI IM..."/ Aurela Hoxha poston FOTON me partnerin që ka 6 vite lidhje por më pas e fshin

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT