• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
Home
Nderkombetare

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

11 May, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi pakon e re të ndihmës prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, teksa ligjvënësit përforcuan kërkesën fillestare të presidentit Joe Biden, duke sinjalizuar një përkushtim të dy partive për t’iu kundërvënë pushtimit rus të Ukrainës.

Pakoja e re kaloi me 368 vota për dhe 57 kundër, duke ofruar 7 miliardë dollarë më shumë sesa Biden kishte kërkuar në muajin prill, duke rritur ndihmën në mënyrë të barabartë për programet humanitare dhe të mbrojtjes.

Kjo paketë synon t’i ofrojë ndihmë ushtrisë ukrainase dhe ekonomisë së këtij shteti, të ndihmojë aleatët rajonalë, por edhe synon të ofrojë 5 miliardë dollarë për të adresuar mungesat e furnizimit me ushqime globale, pas krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“Populli ukrainas ka nevojë për ne, ata kanë nevojë për ndihmën tonë në mënyrë dëshpëruese”, tha Rosa DeLauro, kryetare e Komitetit për ndarje buxhetore në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të mbahen përgjegjës. Kjo masë e bën këtë duke mbrojtur demokracinë, duke kufizuar agresionin rus dhe duke forcuar sigurinë tonë kombëtare”, shtoi ajo.

Me këtë pako të re të ndihmës, vlera që SHBA-ja ka afruar për Ukrainën arrin në pothuajse 54 miliardë dollarë. Këtu përfshihen edhe 13.6 miliardë dollarë që Kongresi miratoi si ndihmë për Kievin në mars.

Qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës dhe ka rritur ndihmën për Kievin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAJATI NË EUROVIZION KA BËRË ART, JO..."/ Akademiku Fuga: Sapo gjuha e trupit çlirohet i veshin futën për të qëruar patate
Previous article E ZBULON ekspertja e gjuhës së trupit: Vladimir Putin ka bërë botox dhe ndërhyrje estetike për të fshehur shenjat e sëmundjes

s.autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT