• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA DHE GJERMANIA/ Marrëveshje për qëndrimin ndaj Nord Stream 2
Home
Nderkombetare

SHBA DHE GJERMANIA/ Marrëveshje për qëndrimin ndaj Nord Stream 2

22 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania është angazhuar si pjesë e një marrëveshjeje me Uashingtonin të ndërmarrë veprime të nivelit kombëtar dhe për të bërë presion, përfshirë sanksione në nivelin evropian, nëse Rusia përdor energjinë si armë në marrëdhëniet me vendet e tjera, tha të mërkurën një zyrtar i lartë Departamentit të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara nuk hynë në detaje lidhur me marrëveshjen për gazsjellësin Nord Stream 2 lidhur me hapat që do të marrë, në mënyrë që të mos “i jepte Rusisë informacione që mund ta ndihmonin atë t’u shmangej këtyre masave”, u tha zyrtari gazetarëve, në kushte anonimiteti.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas mirëpriti marrëveshjen e nënshkruar midis vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara mbi gazsjellësn që Uashingtoni e kishte kundërshtuar prej kohësh.

“Jam i lehtësuar që kemi gjetur një zgjidhje konstruktive në lidhje me Nord Stream 2 me Shtetet e Bashkuara,” shkroi ai në Twitter.

“Ne do të ndihmojmë Ukrainën të ndërtojë një sektor energjie të gjelbër dhe do të bëjmë përpjekje për të siguruar tranzit gazi përmes Ukrainës në dekadën e ardhshme,” shtoi ai.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Kievi ka filluar zyrtarisht konsultimet me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë për gazsjellësin Nord Stream 2, që sipas Ukrainës kërcënon sigurinë e vendit dhe shkel parimin e BE-së për diversifikimin e energjisë.

Marrëveshja synon të lehtësojë ato që kritikët i shohin si rreziqet strategjike të gazjellësit me vlerë 11 miliardë dollarë, që tani është 98% i kompletuar dhe po ndërtohet nën Detin Baltik për të transportuar gaz nga rajoni Arktik i Rusisë në Gjermani.

SHBA ka qenë kundër këtij gazsjellësi që e lejon Rusinë të eksportojë gaz direkt në Gjermani dhe të bllokojë vendet e tjera, por administrata e zotit Biden ka zgjedhur të mos përpiqet ta neutralizojë atë plotësisht me sanksione.

Ajo ka negociuar një marrëveshje me Gjermaninë që synon t’i imponojë Rusisë kosto për ta parandaluar atë nga përdorimi i gazsjellësit për të dëmtuar Ukrainën ose vendet e tjera në rajon.

Ukraina dhe anëtarësimi në NATO

Të mërkurën kreu i kompanisë shtetërore të energjisë së Ukrainës “Naftogaz” Yuriy Vitrenko tha se Kievit duhet t’i ofrohet anëtarësimi në NATO për të garantuar siguri ndërsa Rusia po përdor gazsjellësin Nord Stream 2 si një armë gjeopolitike.

Komentet zoti Vitrenko i bëri pak përpara se Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të bënin publike një marrëveshje ku parashikohen pasojat për Rusinë nëse e përdor projektin prej 11 miliardë dollarësh, për të dëmtuar Ukrainën ose vendet e tjera të Evropës Lindore.

Gjatë një telefonate me video ndërsa ndodhet për një vizite në Uashington, zoti Vitrenko tha se Presidenti rus Vladimir Putin “po e përdor tashmë gazin si një armë gjeopolitike kundër Ukrainës dhe të gjithë rajonit”.

“Meqenëse shqetësimet tona lidhen mbi të gjitha me sigurinë, anëtarësimi në NATO me siguri do t’i jepte zgjidhje këtij shqetësimi të lidhur me sigurinë”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJMI POZITIV/ Fitch Solutions përmirëson parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, e çon në 5.7%
Previous article PAMJET DRAMATIKE/ 33 viktima dhe 8 të humbur nga përmbytjet në Kinë

s.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT