• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Dënohet me 20 vite burg ish-anëtari i ISIS
Home
Botë

SHBA/ Dënohet me 20 vite burg ish-anëtari i ISIS

28 October, 2017 Redaktor2 Botë

Një amerikan, i cili ishte anëtar i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) në Siri, dhe më vonë kishte ikur, dhe i cili kishte shprehur keqardhje, dje është dënuar me 20 vjet burg.

Personi, Mohamad Jamal Khweis, 27 vjeçar, me prindërit nga Lindja e Mesme, që ishte rritur në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara, kishte udhëtuar në bazën e IS-it në Raka në Siri, në dhjetor të vitit 2015, dhe i kishte kaluar disa muaj atje, me ç’rast kishte pasur stërvitje fetare dhe ka dyshime se përgatitej të bëhej sulmues vetëvrasës.

Ai ishte larguar nga Raka në mars të vitit 2016 dhe ishte zënë nga forcat kurde, Peshmerga, në Irak, me ç’rast ai kishte thënë se dëshiron të kthehej në Shtetet e Bashkuara, pasi tashmë nuk konsideron se militantët e IS-it janë “myslimanë të mirë”.

Por, prokurorët amerikanë e hodhën poshtë shkëputjen e tij me grupin ekstremist dhe e akuzuan atë për terrorizëm, kur ai u kthye në Shtetet e Bashkuara. Në muajin qershor ai u shpall fajtor.

Prokurorët e quajtën Khweisin person “të paparashikueshëm dhe të rrezikshëm” pasi ai ishte “radikalizuar kah xhihadi i dhunshëm” dhe “ishte përkushtuar për të shërbyer si sulmues vetëvrasës”.

Khweis tha dje në gjykatë se kërkon falje për anëtarësimin e tij në IS, me ç’rast vlerësoi se “ishte vendimi më i keq që ndonjëherë e kam bërë”.

Avokatët e tij kërkuar dënim në kohëzgjatje prej 5 vitesh, por gjykata e refuzoi propozimin e tyre duke e cituar “radikalizimin”./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona konfirmon kreun, vuan ndaj Bilbaos
Previous article Jeta e thjeshtë e Anthony Joshuas, është baba i një djali dhe refuzon lidhjet afatgjate

Redaktor2

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT