• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne
Home
Nderkombetare

SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne

6 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Dokumenti tronditës i Shtëpisë së Bardhë, i cili kritikoi ashpër Evropën duke paralajmëruar madje rënien apo zhdukjen e saj, mori përgjigjen e parë nga Brukseli.

“Kur bëhet fjalë për vendime që prekin BE-në, ato merren nga BE-ja dhe për BE-në. Përfshirë vendimet që kanë të bëjnë me autonominë tonë rregullatore, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Aleatët janë më të fortë së bashku”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Ky është reagimi i parë institucional i Brukselit pasi Trump firmosi Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Amerikane, ndërsa zëra të tjerë brenda Unionit reaguan të premten dhe këtë të shtunë. Procesi i zhdukjes së civilizimit evropian për të cilin flet edhe dokumenti i shtëpisë së bardhë nuk është një lajm i ri sipas Kryeministres italiane Meloni.

“Evropa duhet të kuptojë se, nëse dëshiron të jetë e madhe, duhet të jetë në gjendje të mbrohet vetë. Kur ia beson sigurinë dikujt tjetër, duhet ta dish se ka një çmim për t’u paguar. Unë e kam thënë prej kohësh. Për ne kjo është një mundësi: një mundësi që ka një kosto ekonomike, por prodhon liri politike”, u shpreh Meloni më pas në kontekstin e sigurisë, vetëm pak ditë pasi Reuters tha se SHBA i ka kërkuar një delegacioni evropian që kontinenti i vjetër të marrë nën kontroll të plotë Nato-n brenda vitit 2027.

Ndryshe i ka lexuar kritikat amerikane Kaja Kallas Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian.

“Ka shumë kritika, por besoj se disa prej tyre janë të vërteta: nëse shikon Evropën, vëren se ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e vet ndaj Rusisë. Duhet të kemi më shumë besim te vetja. Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për disa çështje, por besoj se parimi i përgjithshëm mbetet i vlefshëm. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, shtoi Kallas.

Në dokumentin e strategjisë për sigurinë kombëtare të firmosur nga Donald Trump këtë javë, shprehet synimi që Amerika të distancohet së qeni një akto aktiv sidomos në konlfiktet globale. Sa u takon kritikave ndaj BE, ato u referohen kryesisht rregullave për emigracionin, të cilin administrata amerikane e sheh si një faktor që do të sjellë zhdukë civilizimin evropian brenda 20 viteve të ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË SYNON LËVIZJA E TIJ? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…
Previous article NDODH NË ITALI/ “Skifteri” shqiptar vjedh bizhuteri floriri me vlerë 5 mijë euro, banorët e zonës e bëjnë për spital

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT