• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Biden nënshkruan urdhër kundër ndalimit të shtetasve amerikanë jashtë vendit
Home
Nderkombetare

SHBA/ Biden nënshkruan urdhër kundër ndalimit të shtetasve amerikanë jashtë vendit

20 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër më 19 korrik, që ka për synim të pengojë shtetet që të ndalojnë dhe ndëshkojnë padrejtësisht shtetasit amerikan jashtë vendit.

Kjo masë do t’i lejojë agjencitë e Qeverisë amerikane që të vendosin sanksione dhe masa të tjera ndaj atyre që “padrejtësisht ndalojnë” amerikanë, tha një zyrtar amerikan gjatë një konference me gazetarë para se Biden të nënshkruante urdhrin.

Kjo lëvizje vjen pasi së fundmi disa shtetas amerikanë janë arrestuar në Rusi, përfshirë edhe basketbollisten, Brittney Griner. Autoritetet ruse kanë thënë se kanë gjetur vaj kanabisi në valixhen e saj, kur ajo po kalonte nëpër aeroportin Sheremetevo në muajin shkurt.

Shtetasi tjetër amerikan, ish-marinsi, Paul Whelan, është arrestuar në dhjetor të vitit 2018 dhe është akuzuar për spiunazh. Ai ka mohuar akuzat, por në qershor të vitit 2020 është dënuar me 16 vjet burgim.

Biden “është i përkushtuar që të zgjidhen të gjitha këto raste”, tha zyrtari amerikan.

Në të njëjtën kohë, Uashingtoni dëshiron të krijojë një strategji parandaluese që rrit pasojat për marrjen e pengjeve, përfshirë vendosjen e sanksioneve financiare dhe të udhëtimit.

Fondacioni James W.Foley, thotë se 64 amerikanë aktualisht janë të ndaluar padrejtësisht ose po mbahen pengje.

Ky fondacion është themeluar në emër të James Foley, gazetarit amerikan që u rrëmbye dhe vra në Siri më 2014.

Urdhri i presidenti Biden vjen pasi ish-marinsi amerikan, Trevor Reed, u përfshi në një shkëmbim të të burgosurve, përkatësisht me Konstantin Yaroshenko, një pilot rus që kishte qenë i burgosur në SHBA nën akuzat për trafikim droge

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EVROPA ËSHTË PJEKUR NGA I NXEHTI/ Por sinoptikanët ngrenë alarmin: Pas vapës, priten stuhi të fuqishme
Previous article KËMBIMI VALUTOR/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot: Dollari vijon të jetë i “fortë”, çfarë po ndodh me euron

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT