• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Biden nënshkruan urdhër ekzekutiv për të nxitur konkurrencën në ekonominë amerikane
Home
Nderkombetare

SHBA/ Biden nënshkruan urdhër ekzekutiv për të nxitur konkurrencën në ekonominë amerikane

10 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të nxitur konkurrencën në ekonominë amerikane në të mirë të konsumatorëve.

Në fjalimin përpara nënshkrimit të urdhrit të premten në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Biden tha se masa “angazhon qeverinë federale të zbatojë plotësisht dhe me agresivitet ligjet tona kundër monopoleve”.

Një grup i rëndësishëm amerikan i biznesit e kritikoi nismën si ndërhyrje të ashpër të qeverisë në sektorin privat. Urdhri kërkon që 12 agjenci federale të menaxhojnë 72 nisma që synojnë pakësimin e praktikave jo konkurruese në një mori sektorësh ekonomikë.

Presidenti Biden tha, “Unë jam një kapitalist krenar. … Më lejoni të jem mjaft i qartë: Kapitalizmi pa konkurrencë nuk është kapitalizëm. Është shfrytëzim”. “Pa konkurrencë të shëndetshme, lojtarët e mëdhenj mund të ndryshojnë dhe të vendosin çfarë çmimi të duan. Dhe t’u trajtojnë si të duan. Për shumë amerikanë, kjo do të thotë të pranosh një marrëveshje të keqe”.

Në fokus

Urdhri vë në shënjestër monopolet e korporatave dhe udhëzon agjensitë e antitrustit të përqendrojnë aktivitetet e tyre sipas ligjit në bujqësi, punësim, kujdes shëndetësor dhe industrinë e teknologjisë.

Një dokumentacion e përpiluar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se urdhri “do të ulë çmimet për familjet, do të rrisë pagat për punëtorët dhe do të nxisë risitë dhe një rritje më të shpejtë ekonomike” ndërsa do të ndihmojë për të balancuar konsolidimin e bërë mes korporatave për dekada me radhë.

“Në mbi 75% të industrive amerikane, një numër më i vogël ndërmarrjesh të mëdha tani kontrollojnë më shumë biznes sesa 20 vjet më parë. Kjo është e vërtetë në të gjithë sektorin e kujdesit shëndetësor, shërbimet financiare, bujqësinë e më gjerë”, thotë dokumenti. “Kjo mungesë e konkurrencës rrit çmimet për konsumatorët”.

Ndër veprimet e tjera, urdhri udhëzon Departamentin e Drejtësisë dhe Komisionin Federal të Tregtisë të vëzhgojnë me kujdes bashkimet e kompanive që kufizojnë mundësitë për bizneset e vogla.

Drejtuesja e përkohshme e Komisionit Federal të Komunikacionit Jessica Rosenworcel e mirëpriti urdhrin, duke thënë në një deklaratë, “Ekonomia jonë lulëzon nga konkurrenca. Është kjo arsyeja që Shtetet e Bashkuara janë strehë e disa prej kompanive më dinamike në botë”.

Dhoma e Tregëtisë ofron Kritika

Dhoma amerikane e Tregtisë, një grup i shquar në mbështetje të biznesit, kritikoi urdhrin, duke thënë se ai “ka në qendër të tij pikëpamjen se “qeveria di më mirë “se si menaxhohet ekonomia”.

Grupi tha se “do të kundërshtonte me forcë thirrjet për çmime të vendosura nga qeveria, vendimmarrjet ligjërisht të dyshimta, përpjekjet për të trajtuar industritë inovative si shërbime publike dhe politizimin e zbatimit të ligjeve kundër monopolit”.

Një sindikatë që përfaqëson punëtorët në industrinë e ushqimit dhe shëndetit, e përshëndeti urdhrin, duke thënë se “dërgon një mesazh të qartë se kjo Shtëpi e Bardhë është e përkushtuar për të krijuar një fushë të barabartë pune për punëtorët amerikanë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ U eliminuan nga Enver Hoxha, historia tragjike e ushtarakëve të luftës: Nga 13 anëtarë...
Previous article FRIKA NGA VARIANTI DELTA/ Mjeku Kalo thirrje qytetarëve: Vaksinohuni! Nuk e kemi fituar betejën...

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT