• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA bën konkrete planin e saj kundër Turqisë: Ju paralajmëruam për pasojat
Home
Nderkombetare

SHBA bën konkrete planin e saj kundër Turqisë: Ju paralajmëruam për pasojat

28 July, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Një projektligj i SHBA-ve që parasheh kufizimin e huadhënies nga institucionet financiare ndërkombëtare për Turqinë derisa kjo e fundit të lirojë qytetarët amerikanë të arrestuar, përfshirë pastorin Andrew Brunson, u pranua nga një komision të enjten, hap ky të cilin Turqia e ka quajtur si ndërhyrje tjetër në gjyqësorin e pavarur të saj pas kërcënimit të zyrtarëve amerikanë me sanksione ndaj vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti i Senatit për Marrëdhënie të Jashtme miratoi legjislacionin, i quajtur “Akti i Institucioneve Financiare Ndërkombëtare për Turqinë”, i cili u prezantua javën e kaluar nga senatorët Thom Tillis, Jeanne Shaheen, James Lankford dhe Bill Nelson.

“Ne kurrë nuk donim që ky projektligj të ishte i nevojshëm, por paralajmëruam qeverinë turke se do të kishte pasoja nëse nuk do të ndërprente paraburgimin dhe keqtrajtimin e padrejtë ndaj shtetasve amerikanë dhe stafit të ambasadave të punësuar në vend”, tha kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, Bob Corker, duke shpërfillur procesin gjyqësor në Turqi.

Brunson u transferua në arrest shtëpiak të mërkurën, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi dhe për organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti të korrikut të vitit 2016.

Projektligji tani pritet të kalojë në Senat dhe të harmonizohet me versionin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Një masë kompromisi duhet pastaj të miratohet nga të dy dhomat dhe të nënshkruhet nga presidenti Donald Trump.

Projektligji orienton ekzekutivin amerikan të Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të kundërshtojë huatë e ardhshme për Turqinë, përveç atyre për qëllime humanitare, nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe BERZH derisa administrata e SHBA-ve të vërtetojë në Kongres se Turqia “nuk e ndalon ose ua mohon arbitrarisht lirinë e lëvizjes shtetasve të Shteteve të Bashkuara ose punonjësve lokalë të punësuar në misionin diplomatik amerikan në Turqi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJMI I FUNDIT/ Breshëri PLUMBASH në shtëpinë e 49-vjeçarit që SULMOI furgonin mbrëmjen e...
Previous article EKLIPSI I RRALLË HËNOR I SHEKULLIT/ Ja si e PANË qytetarët e Tiranës nga sheshi "Skëndërbej" (FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj Botë

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje Botë

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT