• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHANTAZHOI TË DASHURËN LUSHNJARE ME VIDEO INTIME/ Dënohet “zv.ambasadori” i Kosovës në Kroaci
Home
Aktualitet
Kronikë

SHANTAZHOI TË DASHURËN LUSHNJARE ME VIDEO INTIME/ Dënohet “zv.ambasadori” i Kosovës në Kroaci

30 March, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 8 muaj burgim Jublisa Ziviç, i cili prezantohej si zv.ambasador i Kosovës në Kroaci dhe ka përndjekur për një kohë të gjatë, duke e shantazhuar dhe me video intime një vajzë nga Lushnja të martuar, me të cilën ai kishte bashkëjetuar për gati një vit. E.J, 41-vjeçe ishte njohur me Jublisa Ziviç në qytetin e Vlorës, ku të dy së bashku kishin parë një apartament që ishte nxjerrë në shitje.

E.J, punonte së bashku me motrën e saj në Lushnjë në një agjenci imobiliare, ndërsa Jublisa Ziviç kishte shfaqur interes të blinte një pasuri në Vlorë dhe së bashku me E.J., kishin udhëtuar në Vlorë për të blerë pasurinë. Pavarësisht se pasuria nuk u ble nga interesuari, mes Ziviç dhe E.J., ka lindur një histori dashurie. Jublisa Ziviç kishte dy shtetësi Kosovare dhe Kroate. Në shtator të vitit 2018, E.J., ka filluar një lidhje intime me Ziviç dhe për këtë shkak ka filluar edhe procedurat e divorcit, me bashkëshortin. Kjo pasi i dashuri i është prezantuar si zv.ambasador i Kosovës në Kroaci dhe ishte ish-deputet i Parlamentit të Kosovës.

Nga deklarimet e dhëna në prokurori, rezulton se ky raport ka zgjatur rreth një vit, ndërkohë që Ziviç, i kërkonte që të përfundonte procedurat e divorcit dhe të njihej me familjen e saj. Në maj të vitit 2019, E. J., ka shkuar të jetojë me Ziviç, në Kroaci. Aty ka kuptuar se ishte mashtruar, pasi Ziviç, ishte një shofer autobusi dhe jo zv.ambasador i Kosovës në Kroaci apo ish-deputet i parlamentit të Kosovës ose kryetar i një partie të pakicës serbe në Kosovë, SNSD Kosova, siç edhe kishte pretenduar. Në këto kushte, E.J., i ka kërkuar Ziviç të kthente paratë që i kishte dhënë për punët që kishin nisur së bashku. Gjatë kohës që kanë bashkëjetuar, Jublisa Ziviç, ka filmuar marrëdhëniet seksuale që kryenin së bashku, shkruan ‘shqiptarja’.

Në kohën që ajo ka vendosur të largohet, i pandehuri e ka kërcënuar se do t’i hidhte këto materiale secilit prej personave që njihte në rrjetet sociale, nëse nuk kthehej. Kështu, ai i ka dërguar këto materiale vëllait të saj, Elban Behaj, e më pas ai e ka kërcënuar se këto video do t’ia hidhte edhe bashkëshortit dhe të birit 15 vjeçar. Ajo ka shtuar se çdo faqe pune që ajo hap, ai i kopjon dhe vë aty emrin e vet dhe e kërcënon se do i çojë videot çdo kontakti të punës së saj. Ziviç është përpjekur t’i shkatërrojë familjen dhe ekonominë, që të detyrohet të shkoj dhe të jetoj me të. Pas denoncimit në polici, Jublica Ziviç është arrestuar në muajin gusht 2019 dhe prej kësaj date vijon të jetë në burg. Në muajin shkurt gjykata e Tiranës e dënoi Ziviç me 8 muaj burgim për akuzën e “Përndjekjes”. I pyetur para gjykatës si i pandehur Jublisa Ziviç, ka pranuar akuzën dhe ka shprehur pendesë për veprimin e kryer prej tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PREKUR NGA KORONAVIRUSI/ Princi Charles i jep fund vetëkarantinimit për shkak të COVID-19
Previous article "RESPEKTI PËR PUNONJËSIV E VIJËS SË PARË"/ OSBE për COVID-19: Lajm i mirë që s’ka rritje shpërthyese të infektimeve

k.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT