• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SFIDA NË “TIK TOK” I MORI JETËN 13-VJEÇARIT/ Sociologu: Po i lëmë fëmijët përballë rreziqeve të mëdha
Home
Sociale

SFIDA NË “TIK TOK” I MORI JETËN 13-VJEÇARIT/ Sociologu: Po i lëmë fëmijët përballë rreziqeve të mëdha

22 November, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Sociologu Gëzim Tushi, foli në ‘News24’ foli për ndikimin e rrjeteve sociale tek fëmijët dhe problematikat që shkakton përdorimi i pakontrolluar i tyre.

Gjatë intervistës, ai theksoi se fëmijët shqiptarë sot janë shumë më të rrezikuar dhe se fatkeqësisht ka një indiferencë të madhe sociale.

I ndalur ngjarja e rëndë ku 13-vjeçari nga fshati Golem i Madh i Lushnjes, u gjet i vetëvarur në dhomën e tij nga familjarët pasditen e së shtunës u dyshua fillimisht se ka humbur jetën për shkak të një sfidë që realizohet në aplikacionin në Tik-Tok, sociologu tha se rrjetet se sociale i kanë nënshtruar të rinjtë.

Ai u shpreh se ngjarja e raportuar ishte shumë e rëndë, ndërsa theksoi se fëmijët sot ndodhen mes dy zjarresh dhe se bien lehtësisht pre e përdorimit të gabuar të këtyre rrjeteve sociale, ndërsa kërkoi një vëmendje më të madhe ndaj tyre, për të menaxhuar kohën e përdorimit në internet.

“Nga këto momente që po kalon shoqëria shqiptare fëmijët janë grupi më i rrezikuar, për shkak të moshës, për shkak të vendimeve të nxituara që marrin. Nga njëra anë kemi rreziqe që po i marrin jetën fëmijëve tanë, por nga ana tjetër kemi një indiferencë sociale. Një dobësim nga ana e prindërimit si edhe të kujdesit në shkollë. Ata ndodhen mes dy zjarresh. “TikTok” besoj që në përgjithësi i ka nënshtruar të gjithë të rinjtë, të cilët për shkak të moshës duke dashur të jenë të evidentuar, janë të detyruar të bien nën dhunën e kësaj kulture për të qenë dikush. Por mesa duket kjo lloj tendence Mosha e adoleshencës është mosha e pjekurisë dhe ata nuk dinë ta vlerësojnë si duhet jetën. Ndaj kjo ka të bëjë me kulturën e përdorimit, për fat të keq një pjesë e madhe e fëmijëve bëhen pre e përdorimit të gabuar”, u shpreh ai.

I ndalur tek marrëdhënia prind fëmijë, sociologu tha se në ditët e sotme fëmijët marrin shumë pak vëmendje nga prindërit e tyre,

“Shoqëria shqiptare kanë një paradoks të çuditshëm dhe të vështirë për tu kuptua. 30vjet më parë raportet mes prindërve dhe fëmijëve nuk kanë qenë marrëdhënie të demokratizuara, por deri diku përgjegjësia e prindërimit me gjithë defektet ishte e madhe, Ndërsa tani kaluam nga një shoqëri të re, ku kam përshtypjen që edukatën e dëmshme të së kaluarës po e zëvendësojmë me këtë hiçin edukativ. Koha e prindërimit është reduktuar. Prishja e parimeve të prindërimit, humbja e kohës së prindërimit po sjell pasoja fatale dhe ne po i lëmë fëmijët tanë përballë rreziqeve të mëdha”, tha Tushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Kanabis, grabitje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 5 persona në Tiranë
Previous article BONUSI I BEBEVE/ Rama bën bilancin: 36,238 fëmijë të lindur, përfituan familjet

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT