• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SFIDA KUALIFIKUESE E EURO 2024/ Policia e Shtetit këshillon tifozët: Ruani qetësinë, presim mirëkuptimin tuaj për masat e marra
Home
Aktualitet
Kronikë

SFIDA KUALIFIKUESE E EURO 2024/ Policia e Shtetit këshillon tifozët: Ruani qetësinë, presim mirëkuptimin tuaj për masat e marra

11 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shqipëria dhe Çekia përballen me njëra tjetrën në orën 20.45 të enjten, në “Air Albania”. Një ditë para, Policia e Shtetit publikoi masat e marra, por gjithashtu lëshoi një lajmërim për të gjithë tifozët. Në njoftim, Policia i kujton lojtarit të 12-të se është e detyruar të respektojë rregullat. Ndër të tjera, ashtu siç pritej, ndalohet futja në stadiumin “Air Albania”, e flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe mjeteve të forta. Përdorimi i dhunës, thyerja e stolave apo prishja e qetësisë, sipas asaj që shkruhet, janë të ndëshkueshme.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Të nderuar tifozë dhe sportdashës që keni vendosur të ndiqni në stadium apo në mënyrë të organizuar, në lokale, ndeshjen e futbollit Shqipëri-Çeki, ju rikujtojmë se:

•Jeni të detyruar të zbatoni me rigorozitet, ligjet e shtetit shqiptar, rregullat kombëtare, ato ndërkombëtare dhe udhëzimet e autoriteteve, për pjesëmarrjen në aktivitete sportive;

•Ndalohet futja në stadiumin “Air Albania”, e flakadanëve, lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe metalike, monedhave, sendeve/produkteve për përdorim kozmetik dhe banderolave me përmbajtje raciste ose diskriminuese;

•Ndalohet mbulimi i fytyrës që bën të pamundur identifikimin e tifozit/es;

•Thyerja e ulëseve apo e pajisjeve të tjera në stadium, dëmtimi i pronës private në lokale apo në ambiente të tjera ku do të ndiqet ndeshja, si dhe prishja e qetësisë publike në sheshe apo në rrugë, janë vepra penale dhe shtetasit që do t’i kryejnë këto veprime, do të përballen me sanksionet penale, konform ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv me përmasa ndërkombëtare, ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, për respektimin e masave kufizuese për qarkullimin e automjeteve dhe të masave për hyrjen dhe qëndrimin në stadium, në mënyrë që ky aktivitet të mbyllet pa incidente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYLUFTIMET ME HAMASIN/ 1.000 ukrainas kërkojnë të evakuohen nga Izraeli
Previous article PLAGOSI ME THIKË 27-VJEÇARIN AMERIKAN/ Arrestohet adoleshenti në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PëR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë Aktualitet

PARASHIKIMI PëR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT