• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve
Home
Sociale

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

19 June, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që rregullon vendosjen e tabelave, simboleve dhe organizimin e korsive të lëvizjes në pikat e kalimit kufitar dhe zonat e verifikimit në vend. Vendimi pritet të modernizojë sinjalistikën kufitare dhe të përmirësojë menaxhimin e fluksit të udhëtarëve, duke e bërë kalimin më të qartë dhe më të organizuar.

Vendimi, i propozuar nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe i mbështetur në ligjin e ri nr. 39/2025 “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, shfuqizon kuadrin e vjetër të vitit 2016 dhe synon përafrimin e sinjalistikës kufitare me standardet ndërkombëtare, si dhe menaxhimin më efikas të flukseve të udhëtarëve dhe mjeteve.

Sipas rregullave të reja, çdo zonë verifikimi dhe pikë kalimi do të pajiset me tabela orientuese dygjuhëshe, në shqip dhe anglisht, të vendosura në hyrje të porteve, aeroporteve dhe rrugëve automobilistike që çojnë në kufi. Për pikat kufitare me orar të kufizuar ose me kufizime specifike, do të vendosen tabela shtesë që tregojnë orarin zyrtar ose kufizimet për kategori të caktuara udhëtarësh dhe mjetesh.

Vendimi përcakton edhe ndarjen e korsive të kontrollit në tri kategori të cilat janë: korsi për verifikim minimal, korsi për të huajt pa vizë ose me leje qëndrimi, dhe korsi universale për të gjithë të tjerët. Në pikat tokësore dhe portuale, korsitë mund të ndahen edhe sipas llojit të mjetit, si autovetura, kamionë dhe autobusë.

Me hyrjen në fuqi të këtij akti, rregullorja e vitit 2016 është shfuqizuar. Për zbatimin e vendimit, përgjegjësitë janë ndarë mes operatorëve privatë dhe institucioneve shtetërore: operatorët e aeroporteve dhe autoritetet portuale për sigurimin e tabelave në pikat përkatëse, Autoriteti Rrugor Shqiptar për pikat tokësore, si dhe Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme për administrimin e tabelave në territorin e pikave kufitare tokësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

s.autor

Postime të ngjashme

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI) Aktualitet

VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT