• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
SEZONI TURISTIK/ Restaurimi i banesave karakteristike në Gjirokastër, trendi i kohës për qytetin e gurtë
Home
Kulturë
Arkitekture

SEZONI TURISTIK/ Restaurimi i banesave karakteristike në Gjirokastër, trendi i kohës për qytetin e gurtë

25 July, 2018 g.autor Arkitekture, Art, Kulturë, Trashegimi

Në Gjirokastër, apo siç njihet ndryshe, “Qyteti i një mijë e një dritareve”, janë restauruar disa shtëpi karakteristike përgjatë viteve të fundit, duke shtuar kështu numrin e banesave të restauruara dhe të kthyera në bujtina.

Kjo godinë që ende po restaurohet deri pak muaj më parë ishte në gjendje të rrënuar ashtu si simotrat e saj në të gjithë Gjirokastrën.

Sot ajo ka marrë trajtën e një godine të re që ka ruajtur tiparet më të mira të shtëpive karakteristike gjirokastrite me bazë gurin dhe drurin.

Wooter është vetëm një prej shtetasve të huaj që kanë zgjedhur Gjirokastrën për të jetuar dhe punuar. Prej katër vitesh ai ka shndërruar shtëpinë e dikurshme të Dobajve në një hostel, ku mirëpret turistë nga vende të ndryshme të botës.

Ai tregon se gjatë restaurimit të banesës është përpjekur të ruajë elementet tradicionale të saj, ndërsa nuk mungojnë detajet e shtëpisë së dikurshme.

“Jam nga gjermania dhe kam ardhur në 2009 në Shqipëri. E pëlqeva shumë, mbeta i surprizuar prej saj, dhe vendosa se Gjirokastra do të ishte vendi ideal për të ndërtuar një hostel. Në 2014 vendosa përfundimisht të qëndroja këtu. Bleva këtë shtëpi të vjetër gjirokastrite të cilën e restaurova dhe ja ku jemi sot. Gjithçka po ecën mirë, vera është vërtet shumë e ngarkuar. Të blije një shtëpi ishte gjëja më e thjeshtë. Restaurimi ka qenë procesi më i vështirë. Nga njëra anë ishte shteti dhe procedurat burokratike që vështirësonin, nga ana tjetër ishte gjetja e njerëzve të duhur për të realizuar atë që kisha në mendje, por në fund ia arrita”, thotë Wooter De Rooij.

Restaurimi i banesave karakteristike po ngjall shpresën e ruajtjes së vlerave kryesore të trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike në qytetin e gurtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përplasja SHBA-Iran, Turqia i del në mbrojtje Teheranit: Kundërshtojmë sanksionet
Previous article Si të flini rehat gjatë netëve të nxehta të verës (7 MËNYRA)

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT