• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEZONI TURISTIK/ Energjia në plazhe, nënstacion i ri elektrik në Gjirin e Lalzit
Home
Sociale

SEZONI TURISTIK/ Energjia në plazhe, nënstacion i ri elektrik në Gjirin e Lalzit

21 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Përmirësimi i rrjetit elektrik në zonat turistike, po shihen me prioritet nga ana ministrisë së Infrastrukturës dhe energjisë.

Ministri Damian Gjiknuri gjatë inspektimit të ndërtimit të nënstacionit të ri në zonën e Gjirit të Lalzit, tha se investimet tashmë janë fokusuar në zonat me potencial ekonomik siç janë ato turistike. Por sipas tij paralelisht me këtë do të punohet edhe për uljen e humbjeve në rrjet.

“Këtu jemi në një nga zonat, por njëkohësisht do të investohet në zonën e bregut, në zonën e Orikumit dhe në bregdetin e Velipojës në mënyrë që i gjithë brezi ku pritet një investim i madh në fushën e turizmit dhe ku do të ketë aktivitet ekonomik të shtuar do të mbulohet me një furnizim bashkëkohor të energjisë elektrike. Investimet do të drejtohen në miradministrim dhe uljen e humbjeve që do të thotë investimet e ardhshme do të fokusohen në sistemet e matjes, në sistemet e menaxhimit të flukseve të energjisë në mënyrë që të administrohen më mirë të ardhurat nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe që do të bëjnë të mundur në të ardhmen edhe fillimin e hapave të parë të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike”, tha Gjiknuri.

Investimi për ndërtimin e nënstacionit të ri në Gjirin e Lalzit arrin në vlerën 458 milion lekë dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm. Administratori i OSHEE tha se në kët zonë nuk ishte vënë dorë që nga koha e elektrifikimit të vendit.

“Është një zonë e cila është që nga koha e elektrifikimit e paprekur, e painvestuar përsa i përket energjisë elektrike. Ka nisur fazën e parë që është realizimi i këtij nënstacioni dhe do të pasohet me fazën e dytë në fund të vitit, me zhvillimin e rrjetit 20 kilovolt që është një investim tjetër rreth 1 miliardë lekë të reja, ku parashikohen rreth 10 fidera të linjës 20 kilovolt dhe zgjidhin përfundimisht problemin e energjisë elektrike të gjithë kësaj zonës, jo vetëm të Gjirit të Lalzit, të fshatrave përreth, Hamallaj e Ishëm”, tha Çela.

Deri më tani OSHEE ka investuar mbi 1.5 miliard Lekë për infrastrukturën energjetike nga Gjiri i Lalzit, e deri në Golem të Kavajës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IU GJETËN NË ÇANTË"/ Kapen PAUND të padeklaruara në portin e Durrësit. 38 vjeçarja me AUDI ka...
Previous article PROGRAMI I SANKSIONEVE TË TRUMP/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Po mendojmë të heqim kompaninë ruse nga...

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT