Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin tha se Shtetet e bashkuara po konsiderojnë heqjen e kompanisë prodhuese të aluminit “Rusal”, nga lista e sanksioneve.
Por këto masa shkaktuan kërdinë në tregun botëror të aluminit, duke detyruar shumë liderë të shteteve të ndryshme, të lobojnë pranë Departamentit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara, për të hequr sanksionet ndaj “Rusal-it”.
Vetë kompania gjithashtu ka bërë përpjekje të forta për të zbutur sanksionet amerikane, ndërsa tashmë duket se ka marrë konfirmimin e Mnuchin, se situata do të rishikohet.
“ne kemi marrë një propozim nga “Rusal” për heqjen nga lista e kompanive të sanksionuara dhe do ta shikojmë me vëmendje. Qëllimi ynë nuk është të nxjerrim jashtë tregut këtë kompani”, deklaroi Mnuchin, duke nënkuptuar se tashmë e ka të qartë rolin e “Rusal” në tregun e aluminit në botë.


