• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEZONI TURISTIK/ Në Durrës prenotime dhe në shtator: Plazhet janë plot, por edhe zonat historike
Home
Sociale

SEZONI TURISTIK/ Në Durrës prenotime dhe në shtator: Plazhet janë plot, por edhe zonat historike

26 August, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Edhe pse muaji gusht është drejt fundit, plazhet janë plot dhe flukset turistike vijojnë të jenë të larta. Turistët i gëzohen më së shumti turizmit social, mikpritjes shqiptare, madje dhe diellit.

“Është hera ime e parë dhe qëndrimi im këtu është i mrekullueshëm dhe njerëzit shumë mikpritës. Në Durrës ka dhe diell, kurse në Gjermani kemi mot të keq. Hotelet kane kushte të mira, njerëzit të ndihmojnë. Dëgjova në një radio gjermane që Shqipëria është një parajsë e fshehur dhe thashë të vija për pushime. Po e shijoj shumë.”– tha turisti gjerman.

“Kemi rreth një javë këtu, që nga e shtuna. Është bukur këtu në Golem. Më pëlqen shumë. Është hera e parë në Shqipëri dhe dua të kthehem. Kam ardhur me miket e mia nga Maroku. Një shoqe shqiptare më ka folur gjithnjë mirë për Shqipërinë dhe ja ku jemi. Vërtet bukur.”– u shpreh vajza nga Maroku.

Sipas operatorëve turistikë në Durrës, prenotimet në hotelet përgjatë bregdetit të Adriatikut janë të mira edhe për javët në vazhdim, ndërsa flukset nuk ishin një e papritur për ta pasi që nga viti 2019 e në vazhdim, përjashtuar periudhën e pandemisë, Durrësi dhe i gjithë vendi ka njohur rritje të vazhdueshme të numrit të turistëve. Promovimi i prodhimit vendas, cilësia dhe larmia e produkteve turistike janë pikat e forta të këtij sezoni.

Turistet e huaj dhe vendas, përveç bukurisë dhe natyrës që ka falur zoti, prodhimet vendase janë ato që i bëjnë turistët për ta parë Shqipërinë me një sy tjetër”- tha Eduart Xhepa, kryetar i shoqatës së turizmit Durrës.

Dëmet e shkaktuara nga zhvlerësimi i euros për operatorët turistikë, u shoqëruan dhe me rritje të çmimeve, të cilat rënduan më së shumti vendasit dhe pushimet e tyre.

Për kreun e shoqatës së turizmit në Durrës, ruajtja e standardeve, promovimi i prodhimit vendas, higjena dhe pastërtia janë të rëndësishme në mënyrë që turistët të mbeten të kënaqur dhe të kthehen sërish në vendin tonë.

“Ne jemi përpjekur që të jemi gjithmonë konkurrues në rajon. Durrësi pastaj është gjë tjetër, është qyteti më i madh turistik në Shqipëri dhe ka kapacitete të mëdha dhe ofron raportin cilësi-çmim më të mirin në vend”– tha Xhepa./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI PRANË FUSHËS SË PLEHRAVE/ Ministri Peleshi: 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur drejt Elbasanit
Previous article SHPËRTHIM PRANË NJË PIKE KARBURANTI NË BUKURESHT/ Një viktimë dhe tetë të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT