• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SEZONI SHKOLLOR”/ Viti ri më i “sigurt” për fëmijët, polic civil në çdo shkollë (VIDEO)
Home
Sociale

“SEZONI SHKOLLOR”/ Viti ri më i “sigurt” për fëmijët, polic civil në çdo shkollë (VIDEO)

14 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Viti i ri shkollor do ta gjejë këtë vit vendin tonë me masa të shtuara të sigurisë në ambientet shkollore. Kjo ishte edhe një ndër pikat kryesore të diskutimit në mbledhjen që Prefektja e Qarkut Tiranë mbajti me institucionet vendore.

Gjatë këtij bashkëbisedimi u bë e ditur, se në ndryshim nga viti i kaluar, këtë vit një oficer policie do të patrullojë vetëm në një shkollë dhe jo siç ishte deri më tani që oficeri kontrollonte disa shkolla në zonë.

Report TV mëson se janë rreth 140 oficerë policie që janë trajnuar për të ruajtur dhe kontrolluar ambientet shkollore. Këto oficerë do të qëndrojnë civilë dhe jo me uniformë dhe ku fokusi i tyre kryesor do të jetë patrullimi me qëllim parandalimin e ngjarjeve.

Prefektja e qarkut Tiranë, Suzana Jahollari tha për Report Tv se ky vit shkollor do të ketë edhe risi të tjera, dhe më pak problematika se një vit më parë. Një ndër këto risi, është dhënia falas e librave falas për klasat e pesta, një nismë kjo e paralajmëruar në disa dalje publike.

 “Risi që është dhe prioriteti i qeverisë është shumë e rëndësishme që është rritur shpërndarja e librave falas duke shtuar dhe klasat e pesta. Objektivi dhe prioriteti i qevrisë do të jetë që dhe në vitet në vazhdim të rritet çdo vit,  nga një vit që do të përfitojë, deri në klasën e nëntë”-u shpreh Prefektja

Ndërkohë një tjetër çështje që u diskutua ishte integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar. Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale Arsimore Durrës, Valentika Leka u shpreh se edhe këtë vit do të ketë mësuese mbështetëse për këta fëmijë.

“Përsa i takon ndihmës dhe mësimdhënies për këta fëmijë, janë ata që klasifikohen si mësues ndihmës të cilët aktualisht një pjesë e tyre janë mësues në sistemin tonë, por përsa i takon të tjerëve, ata do të përzgjidhen nga portal “Mësues për Shqipërinë” në profilet e përafërta”-tha Leka

16 shtatori shënon dhe ditën e parë të shkollës për vitin 2019-2020, dhe ku sigurisht cilësia e mësimdhënies dhe siguria e nxënësve do të kenë vëmendje të veçantë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË KORFUZ/ 39-vjeçari shqiptar arrestohet për zjarrvënie
Previous article E PABESUESHME NË NBA/ Sajti porno ofertë të frikshme për emrin e stadiumit... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

E RËNDË NË ROSKOVEC/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin Aktualitet

E RËNDË NË ROSKOVEC/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT