Një tërmet tjetër i fuqishëm ka rënë në Elasona të Greqisë me magnitudë 6 ballë. Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Tiranë, në Korçë, Pogradec, Fushë Krujë dhe Durrës, Sarandë dhe Lezhë. Tërmeti ka qenë me thellësi 10 km në afërsi të Larisës, por lëkundjet janë ndjerë në pjesën më të madhe të qyteteve të Shqipërisë. Sipas raportimeve nuk dëme materiale në vendin tonë, por lëkundjet kanë shkaktuar frikë tek pjesa më e madhe e banorëve që e kanë ndjerë.
Epiqendra e tërmeti ka qenë në Elasona me thellësi 10 km, dhe pason tërmetin e fortë e rënë një ditë më parë në Larisa të Greqisë po me magnitudë 6 ballë i shkallës rihter, tërmet i cili gjithashtu u ndje edhe në disa qytete të Shqipërisë. Nga tërmeti nuk raportohet dëme materiale as në Greqi.