• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SËRISH TENSIONE NË KZAZ/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit
Home
Aktualitet
Kronikë

SËRISH TENSIONE NË KZAZ/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

14 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një situatë e tensionuar është regjistruar në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, ku policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit partiakë. Ky veprim u bë pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga kryetari i KZAZ-së, i cili ka akuzuar vëzhguesit se po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi komisionerët.

Nga ana tjetër, vëzhguesit kanë hedhur akuza të forta për mënyrën si po zhvillohet numërimi i votave. Sipas tyre, një nga shkeljet kryesore është mungesa e ndarjes së qartë të fletëve të votimit konkretisht atyre ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për një kandidat të caktuar.

Ata pretendojnë se fletët ku është votuar vetëm për partinë po u atribuohen padrejtësisht disa kandidatëve të veçantë, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin për renditjen preferenciale të kandidatëve në listën shumëemërore. Kjo, sipas tyre, përbën shkelje të rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe dëmton barazinë mes kandidatëve.

Për shkak të kësaj situate, procesi i numërimit është pezulluar përkohësisht, në pritje të verifikimeve zyrtare për pretendimet e ngritura. Prania e forcave të policisë brenda ambientit të numërimit ka rritur edhe më tej tensionin, ndërsa palët politike po e ndjekin me shqetësim zhvillimin e ngjarjes.

Pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të reagojë mbi këtë incident, ndërsa nga KZAZ ende nuk ka një komunikatë zyrtare për vendimin final që do të merret lidhur me procesin e pezulluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTA E DIASPORËS/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS vijon kryesimin
Previous article PËRFUNDON PROCESINI NUMËRIMIT NË MALIQ/ Kryeson PS, cilët janë kandidatët e preferuar të socialistëve dhe demokratëve

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci dhe administratori i Agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci dhe administratori i Agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Makina përplaset me motomjetin në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Makina përplaset me motomjetin në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT